• Alketa: Mas një jave
Alketa: Mas një jave

Alketa: Mas një jave

Një FLLESH ka me ndodh këtë të premte n’Stacion.

Pak si déjà vu. Një intervenim që mundet me qenë edhe kurgjë që nuk o pa pak ma herët. E ky kurgjë, në këtë rast është gjithçka.

Gjithçka e rrethime me alltën (të shtrejtë) dhe njëkohësisht e deshun nga një interpretim.

Ky FLLESH, kjo paraqitje unike dhe e shkurtë e kësaj pune, kjo grabitje ashiqare dhe publike e kukllës nga një platformë ku ende qëndron e vendosun dhe e bartur në një platformë tjetër, është një moment i posaçëm kur dy institucione të artit bashkëkohorë i lidhë një kukull dhe një artiste; për më tepër, ky intervenim është edhe një tentim me pa edhe njëherë këtë punë dhe me i sfidu interpretimet që u shfaqën për të. Cullak! Rruga me ardhë deri këtu ka qenë e shpejtë dhe fantastike!