• Shkolla Verore si Shkollë 2016
Anna Witt: Duke ecur nëpër mure
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Shtunë, 16 Korrik 2016, ora 19:00

Anna Witt: Duke ecur nëpër mure

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Për Shkollën Verore si Shkollë 2016 në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Anna Witt do të prezentoj një hyrje të një prej projekteve të saj të fundit “Walking through walls’’, një bashkëpunim një vjeçar me një sirian që ka ikur nga Saxoni dhe një gjerman që ka ikur nga GDR.

Ne kemi kerku analogji mes ngjarjeve të sotme dhe atyre historike. Puna ime sjell përceptime të ndryshme, linja të vizionit dhe atribute ballë për ballë me njëri tjetërin. Në pjesën e parë të serisë së projektit, dy nga protagonistët ja tregojnë tregimin njëri tjetrit, në mënyrë që të ekzaminojnë pyetjet për përfaqësim dhe identifikim. Imazhet e mediave masive të zgjedhura nga refugjatët shfrytëzohen simbolikisht për t’i ilustruar raportet.
Ky dialog është prezentuar në situata të ndryshme hapësinore dhe është zhvilluar në vend. Në vazhdimësi projekti tre-pjesësh është rritur meqenëse elementet më tepër narative janë shtuar.

‘Ecja permes mureve’ është një “shkathësi” e cila është më njohur për ne nga lojërat në kompjuter. Si titulli i projektit tim, kjo shpjegon një situatë të fluturimit, një lëvizje që shkon larg nga një situatë e frikshme, shpesh mbi kufijtë, te një vend që supozohet të jetë i sigurtë. Kjo gjendje në transit krijon realitete të reja për jetën, kryesisht të pasigurta, dhe gdhendet në biografitë e atyre që ‘have taken flight’, të afërmit e tyre, qoftë në situata ritmike, figurative shoqërore apo politike.

Anna Witt, e lindur me 1981 në Gjermani, jeton dhe punon në Vienë. Punon më interevenime performative dhe instalacion të videos. Praktika e saj merret me sistemet shoqërore. Puna e saj ambivalently qëndron mes re-enacment fiktive dhe dokumentarëve të inskenuara si dhe përfaqësimi problematik i formimit të subjektit në raport me politikat e identitetit, kolektivit dhe të drejtat e nënshtetësisë (qytetarisë).

Së voni puna e saj është treguar në Kunsthalle Bratislava; 1. Vienna Biennale MAK; GfZK Leipzig; Austrian Cultural Forum Neë York dhe në MOCA Museum of Contemporary Art Taipei ajo ka pasur ekspozitë individuale në Kunst Halle Sant Gallen in 2016; Galerie Tanja Wagner, Berlin dhe në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina me 2014. Ajo ka marrë pjesë në Emscherkunst 13; Lux/ICA Biennial of Moving Images, Londër; 6. Berlin Biennale für zeitgenössische Kunst dhe Manifesta 7 në Rovereto dhe ka qenë fituese e Kunstpreis Zukunft Europa in 2015 dhe BC21 Art Award me 2013.