• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Bernhard Rüdiger: Trajta dhe forma
Bernhard Rüdiger në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Merkurë, 12 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Bernhard Rüdiger, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Po ndihemi jo rehat gjithnjë e më shumë teksa përdorim nocionet si forma ose trajta në botën tonë të artit bashkëkohor. Ç’kuptim kanë këto nocione nëse ne nuk mund ta definojmë më në mënyrë të qartë cili është vendi dhe koha e veprave tona krijuese?

Një trajtë origjinale është përherë dicka e papritur, por kurrë vërtet e re. Ajo prodhon dicka që s’ka ekzistuar më parë, por është përherë pasojë e trajtave të mëhershme. Edhe nëse këto trajta të së kaluarës janë më të vjetra se njëqind vjet, ne nuk mund t’i shikojmë ato si dicka statike dhe të definuara njëherë e përgjithmonë sepse forma origjinale i rishikon dhe i ndryshon rrënjësisht ato.

Asnjë histori arti nuk do t’i japë fund reflektimit mbi një forme të dhënë. Forma e re, ajo që artisti bashkëkohor prodhon sot, sjellet sikurse “stuhi e syrit” (Hurricane’s Eye). Pozita e saj e re është pozitë e fiksuar, prej nga të gjitha trajtat e mëhershme janë përzier dhe zëvendësuar duke hapur kështu një horizont ku të gjitha format që ne njihnim janë ndryshuar. Trajta artistike punon vazhdimisht për të rishkruar historinë e vet.
Si mund të mendojmë për marrëdhënien tonë me krijimtarinë, në një botë që i kushton kaq shumë vëmendje të tashmes që sa shkon e bëhet më bashkëkohore, duke qenë cdo herë e më shumë jashtë cdo perceptimi kohor t ? A është e mundshme të reflektojmë mbi artin pa e ndërlidhur atë me kohën dhe atë cka fjala “avangard” e definoi qartë si problem të gjeneratës?

Në botën bashkëkohore perëndimore, gjeneratat e njëpasnjëshme kanë definuar filogjenezën e formave artistike dhe rishkrimin e vazhdueshëm të historisë së tyre.
Është pikërisht ky raport thelbësor me artistët e mëparshëm dhe trajtat e tyre (që u përkasin gjeneratës menjëherë para tyre ose ndonjë gjenerate më të largët) që bënë të mundur idenë e së ardhmes dhe që garantuan evolucionin e jashtëzakonshëm të shpikjes në art.

Nëse nuk mund të mendojmë më për kohën përmes progresit të saj gjenealogjik, si do të jetë e mundur të mendojmë për rolin e artit dhe hapësirën e tij dialektike dhe kritike? Nëse e vëzhgojmë problemin e trajtës vetëm prej gjendjes ultra bashkëkohore, do të na duhet të punojmë në një hapësirë pa horizont. Të zhvendosur përtej biotopit dhe rrënjëve, problemi i trajtës vendoset në një ambient të zhveshur, është formë e larguar jashtë kontekstit të hapësirës publike, kjo Piazza e Renesancës që në matjet e njeriut ishte vendi dhe e ardhmja e artit.

A s’kishte të drejtë Luciano Fabro me deklaratën e tij, kur në vitin 1986 reagoi ndaj shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit: “ Doja t’i ipja një dimension gjenealogjik hapësirës ndërsa objekteve një kuptim. Pas Çernobilit, e gjithë kjo më duket qesharake. Mutacioni gjenetik shkatërron cdo vullnet njerëzor”.

Kjo shkretëtirë e llojit të vet ( atë që Marguerite Duras kur fliste për rrënojat e Hiroshimës e përshkruante si shkretëtirë që kurrë nuk u pa,) ky vend që s’mund të ofrojë ndonjë hapësirë për qenien njerëzore, a e ndryshoi përfundimisht marrëdhënien tonë me problemin e hapësirës? A mund të prodhojmë punë arti me trajta të reja, në një vend diku përtej qenieve njerëzore, në një vend që s’është më politik? Dhe nëse po, ku është ky vend dhe si mund ta përshkruajmë atë?

Veprat e Bernhard Rüdiger i ballafaqojnë vizitorët me një përvojë fizike që përfshinë objektin, trupin dhe hapësirën. Paralelisht skulpturat, modelet dhe arkitektura monumentale e tij përmes aranzhimit hapësinor dhe akustik të përpiktë synojnë ta nxjerrin në pah historinë, e veçanërisht historinë e vendeve: në kopshtin gjysmë-privat të rezidencës së Antonin Perrin në Lion, Rüdiger instalon një model të zvogëluar në përpjesë 1:20 (5 x 2 m) të dy ndërtesave të ulëta të vjetra të shkatërruara në vitin 2004 gjatë renovimit të zonës, dhe kështu rikujton historinë e zonës dhe kulturën industriale të saj që mbështetë tërë logjikën e lagjes. Në Sonne Mond und Sterne vom 13 bis zum 15 Februar 1945 (2010), një vjershë Gjermane për fëmijë dhe pozita e yjeve në qiellin e Dresdenit, përgjatë tri ditëve të bombardimit, formojnë lidhje ndërmjet formës së strukturës rrotulluese dhe kuptimit që buron nga ajo. Veprat e Rüdiger sygjerojnë edhe përvoja fizike direkte: në Ku Klux Klan (2007), skulpturat boshe të pezulluara ofrojnë edhe hapësirën mbrojtëse të kapelës – ku mund të rrëshqasësh nën to apo ta futësh kokën brenda – si dhe vendin e errët e të fshehur nga vrimat e të cilit mund ta shohësh botën. Mundësia që veprat të reagojnë ndaj prezencës së vizitorëve apo elementeve natyrale dhe që të dërgojnë një jehonë brenda tyre mbështesin qasjen e artistit. Në Trompette No 7(Petrolio) (2002), hapat dhe zërat e kalimtarëve veprojnë në një strukturë organike të fuqishme me tuba horizontalë, vibrimet e të cilave në anën tjetër depërtojnë hapësirën ekspozuese dhe trupin e vizitorit. Të gjitha projektet e Rüdiger janë të përcjella sistematikisht me studime dhe modele nga kartoni, druri, hekuri etj. si dhe me vizatime. Por ato janë më tepër se faza të thjeshta të një procesi kreativ: ato përfshijnë pjesë të një pune tërësisht të kualifikuar dhe janë të përfshira në prezantime specifike në një aranzhim që përfshinë rreth 30 vitrina ekspozuese. (Nadine Labedade, FRAC Centre Orléans)

Bernhard Rüdiger u lind në Itali (Romë, 1964) dhe jeton e punon në Paris. Studimet i përfundoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano me Luciano Fabro, për një periudhë ligjëroi në Tours and Valenciennes dhe tani ligjëron në Lion. Që nga viti 1986, ai ka marrë pjesë në shumë paraqitje grupore (Padiglione d'Arte Contemporanea Milan 1989, 1998, Centro per l'Arte Contemporanea Luigi Pecci, Prato 1990, 1998, Museum Moderner Kunst Vienna 1991, Magasin de Grenoble 1992, Contemporary Art Museum Caracas, Bogota and Buenos Aires 1992, the Venice Biennale 1993, 1999, 2011, the Rome Quadriennale Palazzo delle Esposizioni 1996, 2008, PS1 New-York 1999, Palais des Beaux-Arts de Lille 2006, Ostrale Dresden 2013, Petach Tikva Museum of Art, Israel 2013, Museion Bolzano 2014, Fondazione Palazzo Albizzini Collezione Burri Città di Castello 2015, Triennale Milan, Ennesima 2015) dhe ekspozita personale (Christian Stein Gallery Turin and Milan, Michel Rein Gallery Tours and Paris, Krings-Ernst Gallery Colone, Traversée zeitgenössische Kunst Munich, Bernard Bouche Gallery Paris and in the Centre de Création Contemporaine, Tours 1996, les Abattoirs de Toulouse 1997, Centre d’art La Galerie de Noisy-le-Sec 1999, Museo d’arte moderna di Bologna 1999, Château des Adhémar centre d’art contemporain Montélimar 2006, FRAC Languedoc-Roussillon and ESBAMA de Montpellier 2015). Ai është redaktor i revistës Tiracorrendo dhe ishte bashkë-themelues i galerisë së artistëve Lo Spazio di Via Lazzaro Palazzi, një hapësirë aktive e skenës së artit në Milan nga viti 1989 deri më 1993.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.