• ArtsLink në Stacion
CEC ArtsLink në Stacion
CEC ArtsLink në Stacion

18 Mars 2007, ora 14:00

Fritzie Brown, Drejtore Ekzekutive e CEC ArtsLink dhe Tamalyn Miller, Menaxhere e Programit, Sektori
Shpërblyes i ArtsLink/ ArtsLink Awards do të prezantoj programet e CEC ArtsLink në Stacion Qendrën për Art Bashkëkohorë Prishtinë.

ArtsLink Awards ju mundëson artistëve dhe menaxherë të artit në të gjitha disiplinat nga Evropës Lindore dhe Qendrore, Rusisë, Azisë Qendrore dhe Kaukazit që të marrin pjesë në rezidencat artistike dhe të udhëheqin projekte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CEC ArtsLink është një institucion ndërkombëtarë i artit. Prograi i CEC ArtsLink i inkurajon dhe mbështetë shkëmbime të artistëve dhe menaxherëve të artit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Lindore dhe Qendrore, Rusisë, Azisë Qendrore dhe Kaukazit.

CEC ArtsLink beson që artet janë mjeti më i qëllimshëm dhe kompleks i komunikimit në shoqëri dhe që artistët dhe administruesit e artit mund t'i ndihmojnë kombet t'i tejkalojnë historitë e gjata të mosbesimit reciprok, izolimit dhe konfliktit.

Me një ekspertizë solide dhe një partneritet të qëndrueshëm në 30 shtete, CEC ArtsLink promovon komunikimin dhe mirëkuptimin përmes projekteve inovative të bashkëpunimit me përfitim të dyanshëm.

CEC është themeluar më 1962 për t'u mundësuar qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe BashkimitnSovjetik të përmbushin atë që qeveritë e tyre nuk mundën - hapjen e dyerve, shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e besimit reciprok. Në botën e sotme komplekse dhe të transformuar, diplomacia qytetare është ende urgjentisht e nevojshme.

Që nga viti 1993, 386 artist dhe menaxherë të artit nga Evropa Lindore dhe Qendrore, Rusia, Azia Qendrore dhe Kaukazi kanë marrë pjesë në rezidencat artistike të ArtsLink-ut në 204 institucione nikoqire të Shteteve të Bashkuara. 58 artist dhe menaxherë të artit nga Evropa Lindore dhe Qendrore, Rusia, Azia Qendrore dhe Kaukazi kanë marrë shpërblimin nga ArtsLink që të udhëheqin projekte në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë 15 vjetëve të fundit, ArtsLink ka arritur të mbledhë një shumë mbi tre milion dollar e cila është në dispozicion për artistët dhe institucioneve të artit në Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Evropës Lindore dhe Qendrore, Rusisë, Azisë Qendrore dhe Kaukazit.


Financimi sigurohet përmes Projekteve të ArtsLink, Residencave të ArtsLink dhe Projekteve të Pavarura.


Për më shumë informata vizitoni www.cecartslink.org