• Summer School As School 2016
Daniel Cosentiono: Arti, Edukimi dhe Dizajni në Komunitet
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Mërkurë, 13 Korrik 2016, ora 19:00

Daniel Cosentiono: Arti, Edukimi dhe Dizajni në Komunitet:
Perspektivat personale në punën nëpër zhanre nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Daniel Cosentino (b. 1974 – NJ, SHBA) është artist multimedia dhe zv.kryetar për Punë Akademike në RIT Kosovë (A.U.K) (më parë Universiteti Amerikan në Kosovë). Cosentino bën punë të artit që kalojnë kufijtë mes privatës dhe hapësirës publike, duke punuar në zhanre si performancë, skulpturë, video, dizajn dhe arte të imazhit (fotografi). Në vitet e fundit Cosentino ka punuar me bashkëpunëtorë nga Kosova, Serbia, Itali, Greqi, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Egjipt dhe Shtetet e Bashkuara për prodhimin e disa ekspozitave dhe simposiumeve. Me 2015 Cosentino ka themeluar ‘Community Design Prishtina’ (CDP), një vend për angazhim të qytetarëve në dizajn dhe sferën publike në Kosovë. Cosentino ka diplomë Bachelor në Filozofi nga Rutgers University dhe MA në Imaging Arts (Fotografi) nga RIT.