• Deklarata e Jurisë

Të hënën, me 4 dhjetor 2017, në Klubi i Boksit në Prishtinë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë mbylli ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2017, me artistët Meriton Maloku, Jetullah Sylejmani dhe Enesa Xheladini, dhe bëri shpalljen e fituesit të çmimit Artistët e së nesërmes 2017.

Juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2017, e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Nataša Petrešin-Bachelez, kritike e artit dhe kuratore e pavarur, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Renaud Proch, drejtor ekzekutiv i Independent Curators International (ICI), New York, shpalli Meriton Malokun fitues të çmimit Artistët e së nesërmes 2017.

Me 25 korrik 2017, Juria e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017, me përbërje Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017 nga njëmbëdhjetë aplikimet. Juria ka vendosur që si bazë për vendimin dhe vlerësimin t’i ketë kriteret e praktikava të fuqishme inovative dhe ndërdisiplinare.

Meriton Maloku, si fitues i çmimit Artistët e së nesërmes 2017, bëhet pjesë e rezidencës artistike në SHBA, që të përjetoj dinamikën e skenës artistike të New York-ut, gjatë dy muajve të rezidencës artistike në Residency Unlimited.

Meriton Maloku pas kthimit tnga SHBA-të do të ketë ekspozitën e tij personale në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, si pjesë e programit të ekspozitave të institutcionit dhe të programit çmimi Artistët e së nesërmes.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët për punën dhe bashkëpunimin.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon sponzorët dhe përkrahësit e çmimit Artistët e së nesërmes.

Sponzorët kryesor të çmimit Artistët e së nesërmes 2017 janë Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Çmimi Artistët e së nesërmes 2017 është përkrahur nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe DZG.