• Finalistët dhe Fituesit e YVAA
Finalistët dhe Fituesit YVAA në Shkolla Verore si Shkollë 2018

Brigita Antoni, Meriton Maloku, Remijon Pronja, Zorica Zafirovska
në diskutim me Donjetë Murati në Shkolla Verore si Shkollë 2018
23 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj prezentimet nga Brigita Antoni, Meriton Maloku, Remijon Pronja, Zorica Zafirovska pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Paneli moderohet nga Donjetë Murati.


Brigita Antoni, Meriton Maloku, Remijon Pronja, Zorica Zafirovska janë fituesit dhe finalistët e çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi. Paneli tenton të hulumtoj, përmes prezentimeve të zgjedhura të artistëve, dhe të diskutimit, idetë për shoqëri civile dhe marrëdhëniet me art si element tregues i ekzistencës së shoqërisë së lirë. Paneli vepron si një ushtrim hulumtuës për marrëdhëniet mes ambientin aktual dhe artistëve, politika në formë të potencialit dhe pengesave për të prodhuar punë. Diskutimi po ashtu vepron dhe do të përqendrohet edhe në tejkalimin e kufijëve kombëtar si diçka që pritet nga sfera e artit.

Në një mënyrë, diskutimi tenton qellimisht të njoh dhe të luaj me marrëdhëniet mes proceseve makro, shtetërore, dhe interakcion shoqëror. Në reflektim dhe njohje të marrëdhënieve që qëndrojn në vazhdimësi.

“Artistët e së Nesërmës”, organizohët në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, “Çmimi Ardhje” organizohët në Shqipëri nga ZETA Qendra për Art Bashkëkohor, “Çmimi Dnes”, organizohet në Maqedoni nga Qendra për Art Bashkëkohor & FRU, dhe “Milič” në Mal i Zi nga ISU – Instituti për Art Bashkëkohor janë pjesë e pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor me këtë panel tenton të bëjë ndërlidhje me punën e institucioneve bashkëpununese të rajonit dhe të artistëve, të fituesëve pjesë e YVAA, me Shkolla Verore si Shkollë dhe me PLATFORM A4, të inicuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina dhe Rrjeti i Institutcioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, që ka për qëllim gjenerimin e strategjive të reja rajonale, reformën e politikave publike, dhe të nisë bashkëpunim për mekanizma të përkrahjës për art dhe kulturë, duke ndikuar në zhvilliminet shoqërore dhe ekonomike në rajon, në fokus të katër shtete pjesë e PLATFORM 4.


Brigita Antoni (Mali i Zi)
Brigita Antoni e lindur me 1986, në Bar, Mali i Zi, ka kryer studimet (2010) dhe studimet pas diplomatike (2011) në dizajn grafik në Fakultetin e Arteve të Bukura Cetinje, duke marrë çmim për vizatim të lirë. Nga 2013, ajo ka pasë në fokus artin digjital, duke gjetur shprehjën në print digjital, video dhe GIF art. Ajo ka marrë pjesë në residenca artistike në Mal të Zi dhe jashtë, si në Novi Pazar(2017), Dukley European Art Community në Kotor (2016), Rezidenca e Artit Galichnik (2015), Don’t Stay Apart, në Venedik (2014) dhe në Festivalin Magdalena në Maribor (2009) Ekspozitat personale: Softness of being, Atelier DADO, Cetinje (2017); Intrigue, Gallery Centre, Podgorica (2015); Sometimes something, Sue Ryder Gallery, Herceg Novi (2012).Ekspozitat Kolektive (të zgjedhura) Perceptions - Why have there been no great (wo)men great artists? NMA, Miodrag Dado Djuric, Cetinje (2018); Finalist i Milchik Award, NMA Miodrag Dado Djuric, Cetinje (2017); Past Tense, Dukley European Art Community, Kotor (2016); It’s a beautiful day in Jugooceanija, Dukley European Art Community, Kotor (2016); Art Residency Galichnik, Shkup (2015); Ergo Sum, Center of Contemporary Art Podgorica; The traveller, Shoqata e Artistëve Pamor në Mal të Zi, Podgorica (2013); The Night of the Museum, Galeria Perjanicki dom, Podgorica (2011); Magdalena Festival, Maribor (2010).

Meriton Maloku (Kosovë) jeton dhe punon në Antwerp dhe Prishtinë. Ai ka kryer studimet për artet e bukura në Akademinë Royal të Arteve të Bukura në Antwerp dhe ka MA në shtyp. Hulumtimi i tij kryesisht përqëndrohet në politikë, filozofi dhe historinë e vetë artit. Kryesisht punon me përsëritjën, lojën dhe shfaqje humori kohë pas kohe. Ai punon përmes disiplinave të ndryshme, brenga kryesore është hapësira mes shikuesit dhe punës. Ekspozitat e fundit përfshin Guanlan Print Biennal selekcioni i parë/ publikim, Guanlan, Kinë, 2015; Çmimi Ndërkombëtar për Fotografi Gjon Mili, Galeria Kombëtare e Kosovës, 2015; Split Graphics, Split, Kroaci, 2015; KOMASK Bachelor Price, KASKA, Antwerp, 2015; De Sokkel Van Teniers, Performancë, KASKA, AntWerp, 2016; Onderbrokenstad, intervention, City hall, Antëerp, 2016; Friday’s death announcer as a contributor to “Friday on your mind” nga DDV, Galeria Annie Gentils, Antwerp, 2016 Annihilation Event, Galeria Lethaby, Londër, 2017; “RAFA”, ASP, Katoëice, Poloni, 2017; Boogie Woogie Wonderland, De Lange Zaal, Antwerp, 2017; Every day eggs, Performancë, KASKA, Antwerp, 2017; RAFA- departamenti për Shtyp, Beograd, 2017; Silk Road Exhibition, Xi’an, Kinë, 2017

Remijon Pronja (Shqipëri) punët janë për gjendjën njerëzore. Ai ka qenë gjithnjë i tërhequr nga mënyra ku kulturat e ndryshme kanë luftuar me përshkru tentimin e qenieve njerëzore për me qenë zotëruës të ekzistencës së vet. Studimet MA në Artet e Bukura në Universitetin e Milan e drejtuan atë të hulumtoj përvetësimin kulturor duke adoptuar një metod ndërdisiplinare.
Instalacionet e tij, pikturat, dhe vizatimet përfshijnë tema në përsëritje që janë marrë nga fobitë dhe ekzistenca njerëzore. Përmes një metode ndërdisiplinare, përmallimit, migrimit dhe një ndjenje të humbjes janë temat ndër të cilat Pronja sjell në jetë për të vë dritë në çështje shoqërore. Ai është bashkë-themeluës i MIZA Galerisë [www.mizagaleri.com], një hapësirë që udhëhiqet nga artistët në Tiranë që i kushtohet (nga 2012) promovimit dhe mbështetjës së artistëvë të rinj nga Shqipëria dhe jashtë vendit. Ai ka pasë tri ekspozita personale deri tani: “Inno alla Gioia”, Galleria Opere Scelte, Torino (2018), “Untitled in Allegro Moderato”, Galeria Zeta, Tiranë (2017), dhe “rex anonymous”, Ku(rz)nthalle Bregenz, Austri (2014). Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, ndër të tjera: “Exgratia”, Collezione Giuseppe Iannaccone, Milan (2018); “Idromeno Aëard”, Shkodër (2017); Mediterranea 18 Young Artists Biennale, Tirana (2017); “The Whale That Was a Submarine”, Ludwig Museum, Budapest (2015); “Post Young Albanian Artists”, Fondazione Museo Pino Pascali (2013); Onufri XIX: “Perchance to Dream”, Galeria Kombëtare e Artit, Tiranë (2012).Remijon është fituës i Çmimit Ardhje 2018.

Zorica Zafirovska (Maqedoni) u lind në vitin 1982 në Shkup, Maqedoni. Ajo ka diplomuar në art, pedagogji, pikturë, skulpturë dhe grafikë klasike në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Shën Cyril dhe Metodius në Shkup. Nga viti 2011, ajo është student e dështuar e doktoratës në studime kulturore Institutin e Shkencave Shoqërore dhe Humanitare “Euro-Ballkan”. Puna e saj si artiste vizuele dhe konceptuale përbëhet nga hulumtime që merren me një spektër të gjerë të fushave shoqërore, zhvillimit shkencor dhe konsumerizmit. Në të kaluarën, ajo punonte me media të ndryshme dhe eksperimentonte me materiale të ndryshme, si flokët dhe gjaku i njerëzve. Punët e saj hulumtuese më të rëndësishme juanë në trafikimin e njerëzve anë e mbanë botës dhe fëmijët në rrugët e Maqedonisë, veçanërisht në pjesë të qytetit të Shkupit. Punët e fundit të saj kanë një qasje kritike dhe subversive ndaj temave socio-politike, të cilat i prezanton dhe ekzekuton përmes instalacioneve specifikisht të lidhura me vendin dhe kohën dhe aksioneve të vogla. Në vitin 2011, ajo themeloi Momi, një iniciativë e 7 artisteve nga Shkupi. Në vitin 2009, ajo ishte bashkëthemeluese e Art I.N.S.T.I.T.U.T. (Inovacioni, Shkenca, Studimet e Mundit, dhe Idealizmi dhe Transcendentalizimi i Artit dhe Kreativitetit), një grup artistic në Shkup. Nga viti 2008, ajo është anëtare e F.R.I.K. (Asociacioni Formues për Zhvillime Kulturore) nga Shkupi. Jeton dhe vepron në Shkup, Maqedoni.

Donjetë Murati ka diplomuar në Sociologji (MA), The New School në Nju Jork, dhe është hulumtuese dhe kordinatore e programit në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Ajo ka punuar pozita të ndryshme në program të ekspozitave në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, si dhe në projekte hulumtuese në Kosovë, duke kryer analiza për shoqëri civile, art dhe kulturë, studime gjinore, dhe klientelizëm. Për të marrë njohuri për marrëdhëniet në fluks të përhershëm, dhe duke njohur vazhdimësinë mes shtetit, politikave në njërën anë, ndërsa interaksionit shoqëror dhe proceseve të krijimit të kuptimit, në tjetrën. Fushat kryesore të hulumtimit të saj gjenden në sfera ku disa ndërprerje të njohura kanë tendencë të ndodhin, si dhe identifikimin e formave dhe rregullave shoqërore, në veçanti në art, kulturë, studime gjinore, dhe analizës së diskursit.