• Kate Fowle në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Kate Fowle: Muzeu Reflektiv

Kate Fowle në Shkolla Verore si Shkollë 2018
31 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Muzeu Reflektiv” nga Kate Fowle pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

E themeluar në vitin 2008, Garage Muzeu për Art Bashkëkohor është një nga institucionet e valës së rë, të themeluara në mileniumin e ri, si (ri)shfaqje e qendrave të artit në botë. Si ndërmarrja e parë filantropike në Rusi për të ndërtuar një mandat gjithëpërfshirës për një muze të artit bashkëkohor, Garage ka evoluar duke reaguar ndaj ndryshimit të kontekstit shoqëror, politik dhe kulturor në vend. Tani, kur kremtimet e përvjetorit të 10-të janë duke ndodhur, vëmendja është kthyer në të ardhmen. Si një institucion bashkëkohor, pyetja qëndron në atë se cilat imagjinata do ta përkrahin avancimin e një muzeu reflektiv që mund t’i kontribuojë në mënyrë kritike shoqërisë së shekullit 21?

Kate Fowle është kuratore udhëheqëse në Garage Muzeu për Art Bashkëkohor në Moskë, dhe drejtore në Independent Curators International (ICI) në Nju Jork. Nga 2009 deri me 2013 ajo ka qenë drejtore ekzekutive e ICI. Paraprakisht ajo ka qenë kuratore inaguruese ndërkombëtare në Ullens Qendra për Art Bashkëkohor në Beijon (2007-08) dhe kryetare e Programit Master në Praktikë Kuratoriale, të cilën ajo e ka bashkëthemeluar me 2002 në Kolegjin e Arteve California në San Francisco. Para shpërnguljës në Shtetet e Bashkuara, Fowle ka qenë bashkë-udhëheqëse e Smith + Fowle në Londër. Nga 1994 – 96 ajo ka qene kuratore në Galerinë Towner Art dhe në Muzeun në Eastbourne, Sussex Lindor.