• Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë nje arkivë të artit!
Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë një arkivë të artit!
Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë një arkivë të artit!
Kurs nga Koh Nguang How
16 – 21 gusht 2019


Përshkrimi i kursit:
Duke u bazu në punën në Muzeun Kombëtar të Singaporit në vitet e vona të 1980-tës, Koh ka takuar shumë artist të cilët ishin “koleksionist” dhe “arkivist” të “art ephemera”.

Artistët kanë poashtu një vëllim të madh të punëve të tyre të artit, të dhënave personale dhe gjërave që lidhen me praktikën apo interesimet e tyre. Megjithatë, jo çdo artist ka një vend në historinë e vendeve të tyre apo në koleksionet kombëtare. Në realitet, shumë artistëve nuk ju intereson të qenurit pjesë e historisë zyrtare të artit, apo koleksioneve, por shumë prej tyre janë të interesuar për këtë. Shumë artistë dhe anëtarët e tyre të familjës kanë pritur gjatë për të organizuar “koleksionet”, një pjesë e dijes ka humbur kur koleksionistët (artistët) dhe trashëgimtarët e tyre na kanë lënë pa i identifikuar mirë dhe në mënyrë të duhur materialet e tyre.

Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit - The Singapore Art Archive Project (SAAP) i krijuar nga një artist i Singaporit, dhe ish punëtorë i muzeut në mënyrë që të merret me çështjën e mungesës së një arkivi të duhur në Singapor. Projekti ka filluar në banesën e tij në vitet e hershme të 1980-ta, dhe ka marrë emrin e tanishëm në vitin 2005 kur është ekspozuar gjerësisht në nivel lokal, dhe jashtë vendit si një (instalacion) i vazhdueshëm i një pune të artit. SAAP po ashtu ka shërbyer për nevojat e njerëzve që kanë kërkuar reference, kur arkivi nuk ka qenë në udhëtim apo e ekspozuar.

Për programin e Shkolla Verore si Shkollë, një punëtori për krijimin e arkivës tonë të artit do të zbatohet duke shfrytëzuar si rast studimi Projektin e Arkivës së Artit të Singaporit. Pjesëmarrësit mund të krahasojnë praktikat dhe parimet arkivuese me metoda dhe zgjidhje që jo domosodo arkivuese, për të bërë arkivën e tyre të artit. Një projekt i mundshëm gjatë punëtorisë është të krijohet një arkivë e artit për artin modern dhe bashkëkohor në Kosovë.


Biografia
Koh Nguang How i lindur në Singapor, me 1963. Ai punoi në Galerinë e Artit të Muzeut Kombëtar si asistent kuratorial prej tetorit 1985 deri në janar 1992, që i ka sjell një ambient të mësimit për botën e artit. Praktika e tij artistike ka filluar me 1988 ku përfshihet fotografia, kolazhi, instalacioni, përformanca, dokumentimi, arkivimi dhe kurimi.

Ai është asocuar me kolektivin e artit The Artists Village prej themelimit në 1988, ku ka dokumentuar shumë prej artistëve dhe aktiviteteve të tyre.

Ai ka filluar ti ekspozoj arkivat e artit prej 1992 në “Javën e Përformancës” në Galerinë 21, Singapor; mandej me 2004 “ERRATA: faqe 71, pjata 47. Titulli i Imazhit. Ndryshim i vitit: 1950 në vitin: 1959; E raportuar me 2004 nga Koh Nguang How” në p-10, Singapor.

Ai ka nisur “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit” (SAAP) me 2005; pastaj ka prezentuar punë me tematika të ndryshme dhe ekspozita me SAAP. Duke prezentuar 30 vite të prerjeve të gazetës me punën “Artistët në lajme” gjatë Bienalës së tretë të Singaporit me 2011. Ai ka krijuar ekspozita nën projektin “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit @ Qendra për Art Bashkëkohor” gjatë rezidencës së tij në residencën inaguruesë NTU CCA në Gillman Barracks me 2014/2015. Ai ka prezentuar “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit” në programin ndërkombëtar shkëmbyes inaguruës, Qendra Kulturore e Azisë, Gwangju, Korea Jugore, me 2015/2016. Ai ka prezentuar “Arkivat TAV” në “SUNSHOWER: Arti Bashkëkohor nga Azia juglindore prej 1980 deri sot” në Qendrën Kombëtare të Artit, Tokio dhe Muzeu i Artit Aziatik me 2017.
Ekspozita e tij e parë personale me punë në fotografi ishte në “Art Places”, në Hapësirën për Arte Pamore, Esplanade, Singapor, me 2015.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.