• Summer School As School 2016
Miran Mohar: NSK State in Time
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Premte, 15 Korrik 2016, ora 20:15

Miran Mohar

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Prezentimi i Miran Mohar (IRWIN) do të fokusohet mbi NSK State in Time, që u themelua në vitin 1992 si transformim nga kolektivi artistik Neue Slowenische Kunst (NSK) në NSK State in Time. NSK u themelua në vitin 1984, në Jugosllavi, nga tri grupe – IRWIN, Laibach dhe Scipion Nasice Sisters Theatre. Bashkëpunimi, rrjedhja e lirë e ideve mes anëtarëve individual dhe grupeve, si dhe planifikimi i përbashkët i veprimeve, ishin të rëndësishme për operacionet e NSK-së dhe zhvillimin e saj. NSK State in Time ishte një reagim ndaj ndryshimeve radikale politike në Jugosllavi dhe Evropën Lindore, në fillim të viteve të 90-ta. Përveç organizimit të projekteve si ambasadat dhe konsulatat e përkohshme, NSK State in Time, më 1993 filloi edhe me lëshimin e pasaportave. Aktualisht janë 14 000 persona të pajisur me pasaporta NSK nëpër botë.

Interneti ishte mjet kyç për shpërndarjen e mesazhit të NSK State. Më 1994 u lansua webfaqja e Amasadës Elektronike të NSK-së në Tokio dhe qëndroi aktive për disa vite. Në vitin 2001, dizajneri i vendosur në Athinë, Haris Hararis, lansoi webfaqen jo zyrtare të NSK-së NSKSTATE.COM, e cila u bë pika kryesore e takimit të qytetarëve të NSK-së. Gjatë kësaj kohe u bë e dukshme që qytetarët kishin filluar të vetë organizoheshin si virtualisht, ashtu edhe në botën reale. Ata përdorën konceptin dhe ikonografitë e NSK State in Time dhe grupet e ndryshme të NSK-së, si bazë për veprimet dhe reagimet e veta. U morr një vendim që iniciativat e tilla të mos ndaloheshin por të përkraheshin. Pas Kongresit të Parë të Qytetarëve të NSK-së, i cili ndodhi në Berlin më 2010, NSK State in Time filloi të jetoj i pavarur nga ideuesit e tij.

Miran Mohar i lindur në vitin 1958 në Novo Mesto, Slloveni, është artist që tani vepron në Ljubljanë. Njihet si anëtar i grupit të artistëve The Irwin, bashkë themelues i The Neue Slovenishe Kunst art collective, studios të dizajnit grafik New Collectivism dhe teatrit The Scipion Nasice Sisters. Së bashku me katër anëtarët tjerë të Irvin (Dušan Mandič, Andrej Savski, Roman Uranjek and Borut Vogelnik) ishte pjesëmarrës në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irwin qysh nga viti 1984. Disa nga to janë: Hans in Luck - Art and Capital, Lehmbruck Museum, Duisburg, 2014; Former West, HKW, Berlin, Art Turning Left, Tate Liverpool, Liverpool, 2013; A Bigger Splash, Tate Modern, Londwr; NSK Passport Office, Museum of Modern Art (MOMA), Manifesta, Genk, 2012, The Global Contemporary. The Art Worlds after 1989, ZKM /Qendra për art dhe media Karlsruhe; Impossible Communities, Muzeu shtetëror i Artit Modern, Moskë; The International, MACBA, Barcelonë, 2011 / Paris, The Promises of the Past, Centre Pompidou, 2010 / Moskë, Bienalja e tretë e Moskës, New Old Cold War, 2009 / Krems, Kunsthalle Krems, State in Time, 2009 / Taipei, Bienalja e Taipeit, 2008 /New York, Muzeu i Artit Modern, Eye on Europe: Prints, Books & Multiples, 1960 to Now, 2006 /Bienalja e Stambollit, 2005 / Venice, Venice Biennial, Personal Systems, 2003 / Berlin, Kunstlerhaus Bethanien, Retroprincip, 2003 / Berlin, Gropius Bau, Berlin-Moskë /Moskë-Berlin, 2003 / Hagen, Karl Ernst Osthaus Museum, Museotopia, 2002 / Romë, Galeria Moderna e Contemporanea, Le Tribu' del'arte, 2002 / Vienna, Museum of 20th Century, Aspects and positions, 1999 / Stamboll, Bienalja e Stambollit 1997 / Rotterdam, Boyman Museum, Manifesta, 1996 / Ljubljana, Moskë, Apt Art and Ridzina Gallery, NSK Embassy – Moksë, 1992, Moderna galerija, Slovenske Atene, 1991 / Düsseldorf, Städtische Kunsthalle Düsseldorf, 1988, Londër, Riverside Gallery, 1887

Si anëtar i grupit të dizanjnit grafik The New Collectivism bashkëpunoj në dizajnimin e një numri librash, posterë dhe produkte tjera për këto institucione: P.S.1/ MOMA New York, Muzeu i Ariti Modern Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, teatri Scipion Nasice Sisters, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel etj.

Që nga viti 1983 ka punuar disa dizajne për këto teatro dhe kompani vallëzimi: Randy Warshaw Dance Company, teatri Scipion Nasice Sisters, Red Pilot and En Knap Dance Company.

Miran Mohar gjithashtu është bashkë themelues dhe anëtar i lëvizjes arkitektonike Maja Farol, anëtar i parlamentit Kulturor Europian që nga viti 2001. Nga viti 2008 mban titullin e ligjëruesit, është kreu i departamentit të arteve të bukura dhe zëvendës dekan në AVA, Akademia e Arteve Pamore në Ljubljanë. Gjithashtu ishte edhe tutor/mësues në shkollën e Botës së Artit Kuratorial SCCA (World of Art curatorial) gjatë viteve 2002/2003 dhe 2002/2013.