Një hap përpara, dy hapa prapa

Një hap përpara, dy hapa prapa
Hannah Weinberger në bashkëpunim me Bleta Jahaj, Flaka Jahaj.

20 Dhjetor 2013 - 1 Shkurt 2014
Hapja: 20 Dhjetor 2013 20:00

Nuk është solo as nuk është diçka në grup. Ekspozita, apo le të themi formacioni, prezanton punën si dhe një qasje specifike të artistëve Hannah Weinberger dhe Bleta Jahaj, që veprojnë në Basel dhe Cyrih, dhe Flaka Jahaj, dizajnere e modës që vepron në Basel dhe Londër.

Titulli i ekspozitës “Një hap përpara, dy hapa prapa” mund të kuptohet si një deklaratë. Ato nuk e përdorin këtë titull si komunisti revolucionar rus Lenin, kur shkruan për krizën e partisë së tij, ato më shumë i referohën idesë së thjeshtë të ritmit, por pashtu krijojnë edhe referencë të lëvizjes dhe bashkëpunimit. Ekspozita të cilën ato e punuan në bashkëpunim të ngushtë prezanton punë të artit, objekte, mobile si dhe zë. Nga fillimi të trija kurrë nuk kishin për qëllim ta prezantonin punën e tyre pranë punës së njëra tjetrës. Kjo kishte më shumë të bëje me idenë e të qëndruarit bashkë dhe të funksionoarit si një grup i federatave.

Padyshim që mund të gjejmë krahasime në histori si dhe në kulturën e popullarizuar nëse e konsiderojmë grupin prej tre si një element të rëndësishëm. Le të fillojmë nga tri Hijeshitë, shembull i veçantë në histori. Prezantimi i këtyre tri perëndeshave – “Aglaea”, “Euphrosyne” dhe “Thalia” – një lajtmotiv që përdoret shpesh në art dhe i referohët tri bijave të Zeusit dhe Eurynome. Në traditën e Krishterë ishin “Tre Mbretërit” apo “Tre Dijetarët” e huaj, të cilët kishin aftësi të lexonin yjet dhe t’i dinë treguesit. Tash po i kapërcejmë disa vite dhe i shikojmë disa shembuj nga shekulli XIX dhe XX. Këtu gjejmë historitë e “Tre Musketarve,” një veprër nga Alexandre Dumas, që na tregon për avanturat e miqëve të pandashëm të cilët jetojnë me moton: “të gjithë për një, një për të gjithë.” Ndërsa përfundimisht ne i shohim “Engjujt e Charli-t”, një format televiziv nga Ivan Goff dhe Ben Roberta nga viti 1976. Ne këtë tregim ne mësojmë për tri gra të jashtëzakonshme që punojnë për një agjencion privat detektiv. Këtu ne po flasim për shembuj të fuqishëm, të ditur, të bukur dhe të menqur, të grupeve të përbërë nga tre. Ndoshta ne veçse e kuptojmë çfarë mund të bëj apo shkaktoj një grup i miqëve.

Atë çfarë historia dhe kultura e kanë definuar si njerëz të jashtëzakonshëm të cilët e kalojnë kohën jo vetëm së bashku por e definojnë jetën e tyre nga ky bashkëpunim, tregohet dhe përsëritet tash në këtë ekspozitë në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe i referohët idesë së thjeshtë por gjithashtu komplekse të shoqërisë dhe familjës. Përdorimi i ngjyrave dhe trupit – si instrument matës – si dhe praktikës artistike për me u angazhu me hapësirën që përdoret për të kriju një skene që mund të kuptohet si platformë për shkëmbim, deri në atë masë që hapësira bëhet një qendër për bashkëpunim, një instrument që mbledh mendimet e tri artisteve dhe fton të tjerët të kalojnë kohën në të.

Duke iu referuar titullit të ekspozitës që ka një dozë të negativitetit, ne duhët të shikojmë prapa me vëmendje në mënyrë që ta kuptojmë qasjën e artisteve. Me 2012, ekspozita e parë solo e Hannah Weinberger në Kunsthalle Basel, ajo përdori titullin “Kur Të Largohësh, Ecë Prapa, Në Mënyrë Që Unë Të Mendoj Se Po Hyn Brenda” (When You Leave, Walk Out Backwards, So I’ll Think You’re Walking In) për shfaqjën e saj. Dukë ecë dy hapa prapa dhe një përpara, në fakt ju bëni progres. Nuk është as për ta lënë por as për ta ndal përparimin. Ekspozita e Flaka Jahaj, Bleta Jahaj dhe Hannah Weinberger në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë fton njerëzit të ndjeshmërive të ndryshme dhe ju tregon atyre që lëvizja në fakt do të thotë se si ti si person mund të vendosësh çfarë merr dhe në çfarë mënyre planifikon të angazhohësh në shoqëri për të bërë një ndryshim.
Fabian Schoeneich

Bleta Jahaj (*1981) jeton dhe punon në Cyrih, CH.
Me 2010- 2011 ajo studioi skulpturën në Universitetin e Arteve Central Saint Martins në Londër, dhe me 2011 ajo diplomoi me BA në fotografi në Universitetin e Arteve Cyrih, ku aktualisht është duke përfunduar Master në programin e Arteve të Bukura. Me 2010 ajo ka qenë pjesë e ekspozitës në grup e titulluar “Wenn die Nacht am dunkelsten ist, kommt der Tag” në Muzeun Helmhaus në Cyrih. Ajo është nominuar për çmimin National Swiss Art për 2013 dhe ka marrë pjesë në ekspozitën Cyrih EWZ “Plattform”, po ashtu ka treguar punën e saj në shfaqje grupore të caktuara si “DOOM” Cyrih në Shtator 2013

Flaka Jahaj (*1983) jeton dhe punon në Cyrih, CH dhe Londër, UK. Aktualisht është duke i përfunduar studimet e saj Master për Modë në Universitetin e Londrës Central Saint Martins, pasiqë studoi në Paris. Ajo punoi si asistente, ndër të tjerë edhe për Studion e Rick Owens.

Hannah Weinberger (*1988) jeton dhe punon në Basel, Zvicër. Ajo diplomoi me Master në arte të bukura në Universitetin e Cyrih për Arte. Ekspozita solo të fundit përfshijnë, 'Le Moi Du Toi', Swiss Institute, New York;'Concerto Locale', Istituto Svizzero, Milan; 'When You Leave, Walk Out Backwards, So I‘ll Think You‘re Walking In', Kunsthalle Basel (all 2012). Puna e saj është ekspozuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë Bienalin e Lyon 2013, ICA Philadephia, Kunsthal Charlottenborg, Kunstverein Munhen, dhe Kunsthaus Glarus, dhe është shkruar për të në publikime ndërkombëtare të artit përfshirë Artforum, Frieze dhe Afterall. Ajo bashkë-drejton një hapësirë të quajtur Elaine në Museum für Gegenwartskunst Basel, dhe është anëtare rezidente në këshillin e Kunsthalle Basel.

Një hap përpara, dy hapa prapa në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e Programit Rimendimi i Hapësirës (Shoqnore)‘ dhe përkrahet nga: The Swiss Arts Council Pro Helvetia, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Integrimeve Evropiane e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, KTV, Klan Kosova dhe DZG.