Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë funksionon si platformë që futë në veprim strategjitë që për qëllim kanë të promovojnë dialogun shoqëror; punon me qëllime të qarta shoqërore; inkurajon praktikat artistike dhe kërkimet e avancuara n’arkitekturë dhe shoqëri; përkrahë pavarësinë intelektuale si dhe punon për krijimin e rrethanave të cilat do ta bënin të mundur ekzistimin e mendimit bashkëkohor dhe praktikave bashkëkohore në art dhe shoqëri.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është e përkushtuar për rikrijimin e momentit të nevojshem për përparimin dhe emancipimin e skenës bashkëkohore dhe mjedisit kulturor në Kosovë dhe promovimin ndërkombëtar të artit bashkëkohor të krijuar në Kosovë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ka në fokus të punës së vet praktikat e rrënjosura në proceset shoqërore në Kosovë dhe ndërlidhjen e tyre me proceset rajonale, Evropiane dhe ndërkombëtare.