Procesi i përzgjedhjes

Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezentojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, që do të hapet në muajin nëntor 2018.

Finalistët e Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja e Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Juria do të shpallë fituesin/ en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, që do të hapet me 5 Nëntor 2018, në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Anëtarët e Jurisë të Çmimit Artistët e së Nesërmes 2018 janë Charles Esche, Jelena Vesić, Adrian Deva, Erëmirë Krasniqi dhe Amanda Parmer.