• Artistët e së nesërmes 2020
Procesi i përzgjedhjes
Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, që do të hapet në me 9 nëntor 2020.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ja e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Juria do të shpallë fituesin/en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, që do mbahet me 11 dhjetor 2020 në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Anëtarët e Jurisë të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 janë Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Flaka Haliti, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd.