• Renata Salecl and Armina Pilav at Summer School as School 2019
Renata Salecl dhe Armina Pilav: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transformimi i dhunës
Renata Salecl dhe Armina Pilav në Shkolla Verore si Shkollë 2019
8 gusht, 2019, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transformimi i dhunës" nga Renata Salecl dhe Armina Pilav, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Renata Salecl është filozofe dhe sociologe. Ajo është profesoreshë e psikologjisë dhe psikoanalizës së drejtësisë në School of Law (Shkolla e Drejtësisë), Kolegji Birkbeck, Universiteti i Londrës dhe Hulumtuese në Institutin e Kriminologjisë në Fakultetin Juridik në Lubjanë, Slloveni. Ajo është gjithashtu profesoreshë e ftuar në Cardozo School of Law në Nju Jork. Libri i saj i fundit “Tyranny of Choice” (Tirania e Zgjedhjës) (Profile Books 2011) është përkthyer në 15 gjuhë dhe është shfaqur në TED Global. Librat e saj të mëparshëm përfshijnë: The Spoils of Freedom: Psychoanalysis and Feminism After the Fall of Socialism (Dëmet e lirisë: Psikoanaliza dhe Feminizmi pas Rënies së Socializmit) (Routledge 1994), (Per)versions of Love and Hate) (Perversionet e Dashurisë dhe Urrejtjes) (Verso, 1998), dhe On Anxiety (Për Ankth) (Routledge 2004). Libri i saj i ardhshëm është Passion for Ignorance (Pasion për Injorancën) (Princeton UP, 2020). Renata gjithashtu ka botuar artikuj të shumtë mbi artin bashkëkohor, ndër të cilët ka ese për katalog për Jenny Holzer, Anthony Gormley dhe Sarah Sze.

Armina Pilav është feministe, arkitekte, hulumtuese e ftuar dhe pedagoge në fakultetin Architecture and Built Environment (Arkitekturës dhe Mjedisin e Ndërtuar) - TU Delft. Ajo mori bursën individuale Marie Curie për hulumtimin e saj Un-war Space (Hapësira pa-luftë) (2016-2018). Hulumtimi, praktika dhe interesat e mësimdhënies së Arminës përqëndrohen në temat e hapësirës, trupit dhe politikës në kushte ekstreme të shkatërruara nga lufta.

Analizon ekologjitë e transformimeve të natyrës, hapësirës dhe shoqërisë gjatë dhe pas luftës nëpërmjet praktikave të arkivimit, arkitekturave transicionale dhe sistemeve pas-traumatike të pamjeve. Armina përdor media të ndryshme, metoda bashkëpunuese dhe mjete në mësimdhënie, procese hulumtuese dhe ekspozita. Ajo boton ne magazina dhe revista akademike, ekspozon rregullisht si dhe hulumtimi i saj fundit mbi shkatërrimin e Sarajevës dhe transformimin e dhunës së banorëve, ka qenë ekspozuar në Bienalen e Venedikut të Arkitekturës (2018). Armina është anëtare e Shoqatës për Kulturën dhe Artin “Crvena” në Sarajevë.