• Summer School As School 2016
STEALTH.unlimited (Ana Džokić and Marc Neelen): Up-scaling, training, commoning
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Enjtë, 14 Korrik 2016, ora 19:00

STEALTH.unlimited (Ana Džokić and Marc Neelen): Up-scaling, training, commoning

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Biseda fillon nga viti 2008, kur gjatë një shpërhimi të krizës financiare, STEALTH e bashkë –themeloi projektin Archiphoenix për Pavilionin holandez në Ekspoziten Ndërkombëtare të Arkitektures në Venedik. Archiphoenix është tentim që të imagjinohet kolektivishit një kurikul për një profesion në arkitektur që tejkalon spekulimin dhe mbiprodhimin e urbanitetit të shtyrë nga profiti. Edhe pse nuk është e dukshme menjëherë, ky vit u tregua një pikë kthese jo vetëm për STEALTH, që kishte pasë një ndikim të pamasë në tërë profesionin e “hapësirës” nëpër Europë. Në Holandë përshembull numri i arkitektëve që praktikojnë profesionin e tyre është përgjysmuar dhe shumë nga institucionet për planifikim urban janë zhdukur. Nga atëherë, është bërë e qartë sa e thellë është jo-stabiliteti në prodhim urban që ka vazhduar të jetë, edhe pse një numër i praktikave kanë filluar të potencojnë nevojen për një qasje ndryshe. Është pyetje kritike nëse qasje të tilla janë me të vërtetë të zbatueshme apo nëse ato do të mbesin në at odds, vetem duke zbukruar shembjen e vazhdueshme përreth neve. Të bazuar në katër pjesë - Beyond 2008, Contours of a different city, (Dis)assembling the housing issue and Up-scaling, training, commoning – biseda do të zhvendoset në praktiken tonë: Nga practicioner deri te obsevues I jashtem (hulumtues, curator), deri te bërja e part-taker të barabartë në transformimin e një shoqërie.

STEALTH.unlimited është praktikë e Ana Džokić dhe Marc Neelen, të vendosur në mënyrë të barabartë në kontekstet e artit dhe kulturës bashkëkohore, si dhe arkitekturës. Përmes bashkëpunimit intensiv me individë, organizata dhe institucione, STEALTH lidh së bashku hulumtimet urbane, artet pamore, ndërhyrjet hapsinore dhe aktivizmin hapsinor. Janë bashkë-iniciatorë (nismëtarë) me Ëho Builds the City (Kush e Ndërton Qytetin) në Beograd dhe shoqatën City in the Making (Qyteti në Ndertim) në Roterdam.

Ndërhyrjet kuratoriale të STEALTH janë bazë e projekteve të cilat qysh nga viti 2004 mobilizojnë të menduarit e një të ardhme kolektive të tilla janë në: a/o Archiphoenix në pavionin holandez në bienalen e arkitekturës në Venecia, Bienalja ndërkombëtare e artit bashkekohor në Tiranë, festivali IMPAKT Matrix City në Utrecht, projekti fiktiv i bazuar në Once Upon a Future për bienalen Evento në Bordeaux, ekspozita A Life in Common me Cittadellarte- Fondazione Pisoletto. Ndërhyrjet e tyre hapsinore, që nga viti 2006, përfshijnë instalacione artistike interactive 600 m2 në Muzeun Boijmans van Beuningen në Roterdam, një komision i arteve publike për një shkollë në Knivsta të Suedisë, hands-on (Duart-në) ekspolrim komuniteti në hapësirë publike me Röda Sten Konsthall, Gotenburg, një nyje zhvillimi kulturor nga meteriale të recikluara në një lagje të varfër të Medellin, Kolumbi nga El Puente_lab.

Për më shumë se 15 vite STEALTH përcjellë zhvillimet urbane në Ballkanin perëndimor, duke filluar nga hulumtimi i tyre Wild City (Qyteti i Egër), në transformimet masive të paplanifikuara në qytetin e Beogradit qysh nga vitet e ’90-ta. Nga viti 2009-2013, STEALTH ka drejtuar 4 edicionet e hulumtimeve the Cities Log që investiguan rolet e ndryshme të aktorëve në zhvillimet e qyteteve në rajon. Që nga viti 2011 STEALTH tek Royal Institute of Arts në Stockholm po kontribojnë ushtrimin e praktikave të bazuara në hulumtime. Në këtë kontekst, në vitin 2013, janë bashkë-organizuës të konferencës Commoning the City.

STEALTH ka dhënë rreth 130 ligjërime dhe ka kontribuar në libra e publikime të shumta. E që të gjitha këto i mësojnë/ligjërojnë edhe në suaza ndërkombëtare.