• Summer School As School 2016
Shkolla Verore si Shkollë 2016

Pas suksesit të projektit bashkëpunues që filloi në vitin 2015, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor këtë vit organizon shkollën verore 'Shkolla Verore si Shkollë' edicioni i vitit 2016.

Programi do të zgjas nga 3-18 Korrik, 2016.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë artistike dhe edukative që ndodhë në Prishtinë, me partnerë bashkëpunues në Lublanë, Nju Jork, Beograd, Vjenë, Oslo, Shkup dhe Sarajevë.

Shkolla Verore si Shkollë është paraparë të jetë një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, me qëllim për të bashkuar e të shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpuntorët e Shkollës Verore si Shkollë 2016 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, e strukturuar me shtatë kurse, kurse teorike dhe të punës praktike dhe prodhimit të veprave të artit, ligjerata publike dhe prezentime, vizita, ekspozita dhe performanca, që krijojnë një përvojë dhe model unik.

Kurset në Shkollën Verore si Shkollë 2016 janë:

Kursi i parë: Exhibition Histories and Canons of Contemporaneity, nga Jelena Vesić dhe Branislav Dimitrijević (4–7 Korrik 2016)

Kursi i dytë: Storytelling, or a Box with the Sound of Its Own Making, nga Felix Gmelin, asistuar mga Gustav Annerblom (3–9 Korrik 2016)

Kursi i tretë: Producing Shows: A Practical Guide to Exhibition Making and Project Management, nga Martin Fritz (11–15 Korrik 2016)

Kursi i katërt: Should Contemporary Art Be Critical?, nga Miran Mohar (9 - 17 Korrik 2016)

Kursi i pestë: How to Cook: A Conversation on Curating, Honesty, and a Guide for Workers in Culture nga Edi Muka (13–14 Korrik 2016)

Kursi i gjashtë: Video/Film: Expression in Motion pictures, nga Pepi Peter Sekulich, asistuar nga Matija Jakin (5–17 Korrik 2016)

Kursi i shtatë: Housing Making the Impossible Possible, nga STEALTH.unlimited (Ana Džokić dhe Marc Neelen) (12 – 16 Korrik 2016).

Ligjeratat publike dhe prezentimet në SSAS 2016:
Anne Barlow, Branislav Dimitrijević, Doorman of Salon de Feurus, Ana Dzokić dhe Marc Neelen, Felix Gmelin, Petrit Halilaj, Liburn Jupolli, Vjollca Krasniqi, Joa Ljundberg, Miran Mohar, Edi Muka, Nat Muller, Renaud Proch, Amila Ramović, Anri Sala, Leunora Salihu, Milica Tomić, Jelena Vesić, Anna Witt.

Ligjeratat publike dhe prezentime në SSAS 2016 ndër të tjera, janë përmbajtje e Shkollës Verore si Shkollë 2016, e projektuar për publikun e gjerë dhe si rol ndërhyrës në kurset e Shkollës Verore si Shkollë.

Shkolla Verore si Shkollë si platformë thellohet edhe përmes ekspozitave dhe performancave të artistëve të përzgjedhur.

Ndërlidhur me Shkollën Verore si Shkollë 2016, Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë do të hapë Salon De Fleurus dhe Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë. Në kuadër të Shkollës Verore si Shkollë 2016, Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë organizon edhe performancën nga Selma Selman.

Shkolla Verore si Shkollë fillimisht u frymëzua nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor u finalizua në mes të viteve 1970. Konteksti më i gjërë i projektit u përgjigjet referencave në sistemin e arsimit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hervcegovinës dhe Sllovenisë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë qëllim të krijojnë një hapsirë unike ndërkombëtare edukative dhe arsimore që funksionon në Prishtinë, si model progresiv; që zhvillon kurrikula ndërdisiplinare dhe angazhojë pjesëmarrësit nga rajoni e më gjerë të shkëmbejnë njohuritë dhe ekspertizat me studentë ndërkombëtarë e me publikun.

Shkolla Verore si Shkollë nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina është inicuar në bashkëpunim me Akademinë e Arteve Pamore AVA në Lublanë. Shkolla Verore si Shkollë 2016 organizohet nga Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina në bashkëpunim me AVA Ljubljana, Independent Curators International (ICI), Nju Jork, press to exit Shkup dhe ArsAevi Sarajevë.