• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Shkolla Verore si Shkollë 2017


Pas suksesit të projektit bashkëpunues që filloi në vitin 2015, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë Thirrjën e Hapur për Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Afati për aplikim është 30 prill 2017. 
Rezultatet do të shpallën jo më larg se 5 maj 2017.

Programi mbahet nga 10–24 korrik, 2017.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë artistike dhe edukative që ndodhë në Prishtinë (Kosova), me partnerë bashkëpunues në Lublanë, Nju Jork, Beograd, Vjenë, Oslo, Shkup dhe Sarajevë.

Programi i 2017 është strukturu si ndërthurje me nëntë kurse, duke kombinuar kurse të bazuar në teori dhe të produksionit, ligjerata dhe prezentime publike, ekspozita dhe përformanca, kështu duke krijuar një përvojë të veçantë dhe një model. 

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi i edukimit është finalizu në mes të viteve 1970.  Shkolla Verore si Shkollë është dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.

Kurset e Shkolla Verore si Shkollë 2017 janë: 
Kursi 1: In the Museum of History me Boris Buden, Kursi 2: Performativity and its Institutional Ethics me Keti Chukhrov, Kursi 3: Curating and Global Feminisms me Jovana Stokić, Kursi 4: Exhibiting: (En)Countering Temporalities me Rike Frank, Kursi 5: The Rearview Mirror me Felix Gmelin, Kursi 6: Painting (Re)Framed me Adrian Deva, Kursi 7: Publication as Medium me Triple Canopy, Kursi 8: Evanescent Institutions: Architecture Exhibitions and the Politics of the Temporal me Marina Otero, Kursi 9: Memory and Typography me Toledo i Dertschei.

Shkolla Verore si Shkollë si platformë thellohet edhe përmes ekspozitave dhe performancave të artistëve të përzgjedhur.

Programi Publik është dizajnuar si intervenim në kurset që mbahen gjat Shkolla Verore si Shkollë dhe si platformë për bashkëpunim me publikun.

Shkolla Verore si Shkollë fillimisht u frymëzua nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor u finalizua në mes të viteve 1970. Konteksti më i gjërë i projektit u përgjigjet referencave në sistemin e arsimit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hervcegovinës dhe Sllovenisë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar  një hapësirë unike ndërkombëtare edukative dhe arsimore që funksionon në Prishtinë, si model progresiv; që zhvillon kurrikula ndërdisiplinare dhe angazhojë pjesëmarrësit nga rajoni e më gjerë të shkëmbejnë njohuritë dhe ekspertizat me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Ligjëruesit e Shkolla Verore si Shkollë 2017 përfshijnë: Boris Buden, Triple Canopy, Yane Calovski, Beatriz Colomina, Keti Chukhrov, Adrian Deva, Patricia Falguieres, Rike Frank, Felix Gmelin, Vjollca Krasniqi, Christian Rattemeyer, Bernard Rudiger, Jovana Stokić, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Marina Otero, Renaud Proch, Igor Stiks, Branimir Stojanović, ndër të tjerë.


Shkolla Verore si Shkollë 2017 organizohet në bashkëpunim me Allianz Culture Foundation dhe mbështet nga The Trust for Mutual Understanding.