• Shkolla Verore si Shkollë 2018
Shkolla Verore si Shkollë 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj thirrjen e dytë për aplikim në Shkollën Verore si Shkollë 2018.

Përmes kësaj thirrje vetëm një numër i caktuar i bursave të pjesshme është i mundshëm.

Afati i fundit për aplikim është 25 qershor, 2018.

Rezultatet shpallen jo më vonë se më 28 qershor, 2018.
Programi mbahet më 16 korrik – 2 gusht, 2018.

Nga thirrja e parë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka pranuar 144 aplikime nga 37 vende, përfshirë: Shqipërinë, Australinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kinën, Kroacinë, Danimarkën, Egjiptin, Etiopinë, Finlandën, Francën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Irakun, Italinë, Kosovën, Lituaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Marokun, Holandën, Pakistanin, Filipinet, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Serbinë, Slloveninë, Suedinë, Zvicrën, Turqinë, Tunizinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi i vitit 2018 do të përfshij seminare, punëtori, ligjerata, performanca, program filmi dhe ekspozita nga artistët, kuratorët, filozofët, arkitektët, shkrimtarët, edukatorët dhe dijetarët duke përfshi: Julieta Aranda, Zdenka Badovinac, Carolyn Christov-Bakargiev, Sezgin Boynik, Boris Buden, Mladen Dolar, Slavco Dimitrov, Patricia Esdquivias, Linda Gusia, Jakup Ferri, Kate Fowle, Lek Gjeloshi, Felix Gmelin, Laura J Kurgan, Thomas Keenan, Sami Khatib, Vjollca Krasniqi, Nita Luci, Meriton Maloku, Ari Benjamin Meyers, Sandhya Daemgen, Miran Mohar, Andrej Nikolaidis, Renaud Proch, Danilo Prnjat, Bernhard Rüdiger, Anri Sala, Jelena Vesić, Branimir Stojanović, Milica Tomić, Alenka Zupančič dhe Dardan Zhegrova.

Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka krijuar një platformë unike të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, si model përparimtar; duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.
Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Udhëheqësit e Shkollës Verore si Shkollë 2018 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzuës prej 16 korrikut deri me 2 gusht 2018, duke kombinuar klasë të bazuara në teori dhe produksion si në vijim:

Kursi 1: Meeting the Universe Halfway
Udhëhequr nga Julieta Aranda
16 – 20 korrik 2018

Kursi 2: Political Posters? What Do Contemporary Art and Graphic Design Have in Common?
Udhëhequr nga Miran Mohar
16 – 20 korrik 2019

Kursi 3: Protest, Imagery, and Art: Feminist Politics and Practice in Post-Socialist and Post-War Kosovo
Udhëhequr nga Nita Luci, Linda Gusia dhe Vjollca Krasniqi
16 – 25 korrik, 2018

Kursi 4: Violence and Vision: Towards a Critical Theory of Seeing
Udhëhequr nga Sami Khatib
19 – 27 korrik, 2018

Kursi 5: Experience of the Unknown and Politics in Art
Udhëhequr nga Bernhard Rüdiger
23 korrik – 1 gusht, 2018

Kursi 6: This Is a Painting Class,
Udhëhequr nga Felix Gmelin
23 korrik – 1 gusht, 2018

Kursi 7: Discussion about an Artwork
Udhëhequr nga Milica Tomi dhe Branimir Stojanović
23 – 28 korrik, 2018

Kursi 8: Spatial Research: Rights, Data, Maps
Udhëhequr nga Laura Kurgan dhe Thomas Keenan
29 korrik –2 gusht, 2018

Kursi 9: Dumb Languages: Ignorant Knowledges
Udhëhequr nga Boris Buden
29 korrik – 2 gusht, 2018

Kursi 10: Serious Immobilities (Workshop Version)
Udhëhequr nga Ari Benjamin në bashkëpunim me Sandhya Daemgen
30 korrik – 2 gusht, 2018

Kursi 11: Thinking Contemporary
Udhëhequr nga Zdenka Badovinac
30 korrik – 2 gusht, 2018

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve në Konkursin e parë, pesë aplikues do të përzgjedhen për pjesëmarrjen në secilin kurs, nëpermes konkursit të dytë. Aplikuesit mund të regjistrojnë dhe përcjellin më shumë se nji kurs.

Gjuha e punës në Shkolla Verore si Shkollë është gjuha angleze.

Ligjeratat dhe diskutimet e programit publik të Shkolla Verore si Shkollë do të përkthehen në gjuhen shqipe dhe serbe.

Shkolla Verore si Shkollë është projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë që realizohet në bashkëpunim me partnerët për vitin 2018: IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, Institute for Contemporary Art, Podgorica, Sonemus Association, Sarajevë dhe Independent Curators International – ICI, Nju Jork.


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Rr. Henrik Bariç, 23
10000 Prishtina
Republika e Kosovës

Adresa Postare
P.O. BOX 262
1000 Prishtina
Republika e Kosovës
Tel.: +381-(0)38-222-576
Fax.:+381-(0)38-544-472

info@stacion.org


facebook.com/stacion.org
instagram.com/stacion_cca_prishtina
twitter.com/stacioncca