• Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë 2019
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj sesionin e pestë të Shkolla Verore si Shkollë.

Afati i fundit për aplikim për pjesëmarrje është 15 qershor, 2019.
Rezultatet do të shpallën jo më larg se 18 qershor, 2019.

Programi mbahet nga 5 - 21 gusht, 2019.

Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2019 do të zhvillohet rreth 14 kurseve, programit publik me ligjerata, konferenca, performance, programin e film, DJ sesionet dhe ekspozitat nga artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, duke përfshirë: Julieta Aranda, Inke Arns, Franc Ashiku, Zdenka Badovinac, Margot Bouman, Sezgin Boynik, Eva Birkenstock, Boris Buden, DJ Tahira, Keti Chukhrov, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Tone Hansen, Koh Nguang How, Hristina Ivanovska, Ana Janevski, Sami Khatib, Elzbieta Matynia, Ari Benjamin Meyers, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Cesare Pietroiusti, Renaud Proch, Petrit Pula, Armina Pilav, Bernhard Rüdiger, Anri Sala, Renata Salecl, Gáspár Miklós Tamás, Marina Otero Verzier, Jelena Vesić dhe Gëzim Visoka, ndër të tjerë.

Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të edukimit dhe bashkëpunimit artistik.

Pas suksesit të arritur në këto vite të kaluara, Shkolla Verore si Shkollë këtë vit e ndërton agjendën e saj duke u mbështetur në perspektiva të ndryshme dhe përvoja që në teori dhe praktikë reflektojnë dhe sfidojnë historinë rajonale dhe lidhjen me artit, në kontekstin më të gjërë, me zhvillimet politike dhe shoqërore.
Nëpërmes situatave që i tejkalojnë kufijt normal, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Shkolla Verore si Shkollë tenton të ndërlidhë dijenin dhe (ri)pozicionojë kapacitetin e vendit dhe rajonit të Evropës Jug-Lindore në raport me koordinatat e saja ndërkombëtare dhe globale.

Udhëheqësit e Shkollës Verore si Shkollë 2019 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues, të organizuar nga 5 - 21 Gusht, 2019 duke kombinuar klasë të bazuara në teori dhe produksion.

Kursi 1: Fatëkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kurs nga Julieta Aranda
5 – 10 gusht, 2019

Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kurs nga Marina Otero Verzier
5 – 8 gusht, 2019

Kursi 3: Mendimet jofunksionale
Kurs nga Cesare Pietroiusti
5 - 7 gusht, 2019

Kursi 4: Kurimi si formë e organizimit të eksperincës: Ku, si, pse dhe me kë pas përfundimit të vëmendjes?
Kurs nga Jelena Vesić
5 – 10 gusht, 2019

Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transormimi i dhunës
Kurs nga Renata Salecl and Armina Pilav
5 - 10 gusht, 2019

Kursi 6: DUET (Versioni për punëtori): “Dëshironi të këndoni me mua?”
Kurs nga Ari Benjamin Meyers and Eva Birkenstock
12 - 15 Gusht, 2019

Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt
Kurs nga Sami Khatib
12 - 15 gusht, 2019

Kursi 8: Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?
Kurs nga Bernhard Rüdiger
12 - 17 gusht, 2019

Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kurs nga Boris Buden
12 – 15 gusht, 2019

Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kurs nga Sezgin Boynik
14 - 21 gusht, 2019

Kursi 11: Çka dreqin është uji?
Kurs nga Lek M. Gjeloshi
14 – 21 gusht, 2019

Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe Dëshprimit – Tri dimensione për politikat demokratike dhe artin
Kurs nga Elzbieta Matynia
16 – 18 gusht, 2019

Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë nje arkivë të artit!
Kurs nga Koh Nguang How
16 – 21 gusht 2019

Kursi 14: Instituti i Artit në kushtet e 3 esencializimave: Kibernetik, de-kolonial, pop performativ
Kurs nga Keti Chukhrov
19 – 21 gusht, 2019

140 aplikues do të përzgjedhen për të marrë pjesë në kurset e Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Për çdo kurs do të përzgjedhen dhjetë aplikues. Aplikuesit mund të regjistrojnë më shumë se një kurs.

Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.

91 pjesëmarrës të përzgjedhur nga edicioni i kaluar i Shkolla Verore si Shkollë kanë ardhë nga 26 vende, duke përfshirë, Australi, Austri, Danimarkë, Francë, Kinë, Kroaci, Gjeorgji, Gjermani, Hungari, Irak, Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Suedi, Shqipëri, Zvicra, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri.

Partnerët kryesorë të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkollë 2019 janë IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, Institute for Contemporary Art, Podgorica, Sonemus Association, Sarajevë dhe Independent Curators International – ICI, Nju Jork.

Programi publik i Shkolla Verore si Shkollë do të shpallet në qershor 2019.

Imazhi: Franc Ashiku, Mueji i të rejave, 1969, tempera në letër, 99 x 70cm.
Dizajni i pllakatit: DZG