• Shkolla Verore si Shkollë 2021
Shkolla Verore si Shkollë 2021

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpallë vendimin për ta shtyrë edicionin e gjashtë të Shkolla Verore si Shkollë.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë vlerson lartë përkushtimin e të gjithë bashkëpunëtorve akademik të Shkolla Verore si Shkollë, institucioneve partnere, pjeswmarrwsve dhe donatorëve për gadishmërinë e treguar për zbatimin e programit, veçanërisht gjatë këtyre rrethanave të paparashikueshme me krizwn globale tw shkaktuar nga pandemia Covid19.

Për ne në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ky është vendimi i vetëm që mund të merrej në këtë kohë, qw reflekton synimet e programit dhe përgjegjësinë për të vlersuar rrezikun pwr shwndetin dhe sfidat që si shoqëri i kemi përpara.

Ju dëshirojmë të gjithëve shëndet dhe qëndresë në këtë rrugë të jashtëzakonshme para nesh.

Ju mirëpresim në Prishtinë në verën e vitit 2021.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 do të mbahet prej 2 – 15 gusht, 2021.

Thirrja e hapur për pjesëmarresit e Shkolla Verore si Shkollë do të shpallet në muajin nëntor të vitit 2020.

Institucionet kryesore partnere të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkollë 2019 janë École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, France, IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, ZETA Center for Contemporary Art, Tiranë, Institute for Contemporary Art, Podgoricë, Sonemus Association, Sarajevë, Brasil Summerfest - New York City, Independent Curators International – ICI, New York.