• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Stephanie Schwandner-Sievers: Roli, funksioni dhe pushteti i objekteve dhe metaforave kulturore të përditshme
Stephanie Schwandner-Sievers në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Premte, 21 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Stephanie Schwander-Sievers, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Bazuar në studimet etnografike në Kosovë pas luftës së vitit 1999, ky prezantim eksploron rolin, funksionin dhe pushtetin e objekteve dhe metaforave kulturore familjare të përditshme në kujtimet shqiptare të pas-luftës. Ai dallon dhe debaton ndërmjet koncepteve teorike të tilla si kultura ‘materiale’ dhe ‘narrative’, ‘relative’, ‘e mishëruar’, ‘e vendosur’, ‘kulturore’ dhe ‘sociale’. Prezantimi i aplikon këto koncepte në mënyrë kritike në rastet e studimit që kujtojnë edhe militantizmin edhe viktimizimin para dhe gjatë luftës. Konceptet krahasohen në lidhje me thirrjen më të gjerë socio-politike të tyre dhe ndryshimin në kontekstin bashkëkohor. Rastet e përzgjedhura të studimit përfshijnë përkujtimin e lëvizjes ‘Ilegalja’ dhe monumentet e tregimet e familjeve Jashari (Prekaz) dhe Qerkezi (Gjakova). Në ballafaqim me idealet universalizuese të ballafaqimit me të kaluarën, drejtësinë tranzicionale, trashëgiminë kulturore dhe pajtimin, ai nxjerr në pah se si një theksim i objekteve dhe metaforave të tilla specifike kulturore dhe familjare, ai përforcon kuptimin e përbashkët dhe komunikimin simbolik në mënyra që i japin formë dhe riprodhojnë emocionet kolektive të cilat kanë efekte politike.

Antropologia sociale Stephanie Schwander-Sievers (PhD, London; MA Berlin), University of Bournemouth (BU), ka zhvilluar hulumtime etnografike në Shqipërinë post-socialiste që nga viti 1992 dhe në Kosovën e pas-luftës që nga viti 2000. Puna e saj perqendrohet në semantikën kulturore dhe potencialet emocionale të memories sociale, në politikat e identitetit duke u mbështetur në të kaluarat lokale dhe në njohuritë lokale që mbështesin transformimin e konfliktit dhe rezistencën ndaj ndërhyrjeve ndërkombëtare. Para se t’i bashkohej BU në 2013, ajo ligjëroi në FU Berlin; në SSEES, University College London; dhe në University of Bologna. Në BU, ajo themeloi grupin ndërdisiplinor dhe ndër-fakultativ për ‘studime rreth transformimit të konfliktit’, i cili bashkëpunon me Universitetin e Prishtinës dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor. Publikimet e përzgjedhura përfshijnë: (2013) The Bequest of Ilegalja: Contested Memories and Moralities in Contemporary Kosovo’, Nationalities Papers; ‘Democratisation through Defiance? The Albanian Civil Organisation “Self-Determination” and International Supervision in Kosovo’, Civil society and Transition in the Western Balkans, London; bashkë me Isabel Ströhle, ‘An Ethnography of “Political Will”: Towards a Thick Description of Internal Scripts in Post-War Kosovo’, Südosteuropa; (2006) bashkë me Anna Di Lellio, ‘The Legendary Commander: The construction of an Albanian master-narrative in post-War Kosovo’ in: Nations and Nationalism; (2006) me Anna Di Lellio, ‘Sacred Journey to a Nation: the Construction of a Shrine in Postwar Kosovo’, Journeys.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.