• Artist talk: Dan Perjovschi COMMON Lia Perjovschi SENSE
Bisedë me Artistin: Dan Perjovschi COMMON Lia Perjovschi SENSE

Lia Perjovschi dhe Dan Perjovschi
Nga zbrazëtia e universit tonë, deri te zbrazëtia e xhepave tonë

24 Prill 2013 – 18 Maj 2013
Hapja: 24 Prill 2013, ora 20:00
Biseda me Artistin: Dan Perjovschi COMMON Lia Perjovschi SENSE: 25 Prill 2013, ora 20:00

Ekspozita “Nga zbrazëtia e universit tonë, deri te zbrazëtia e xhapave tonë” me Lia Perjovschi dhe Dan Perjovschi është pjesë e programit vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë që bazohet në projektin “Rimendimi i programit t’hapësirës (shoqnore)”. 

“Rimendimi i programit t’hapësirës (shoqnore)” konceptualisht bazohet në tezën e Henri Lefebre që tërë hapësina shoqnore prodhohet. Kjo tezë, e zhvendosur në analizën e vazhdushme të kontekstit tonë, lehtë shfaqet në kërkesën dhe pritjen që hapësina shoqnore dhe qyteti që dikur ‘është prodhuar’ për ne, ende të jetë aty, apo edhe në besimin që gjithmonë të këtë qenë aty. Edhe pse, që në hapin e parë kur subjekti kërkon ta gjejë dhe shfrytëzojë këtë hapësinë shoqnore, edhe si hapësinë dialogimi, edhe si strehë të pakicës (që konstituohet nga të menduarit), ai përballet vetëm me mungesën e hapësirën shoqnore dhe hapësirës për mendim të pavarun. Kjo gjetje rrallë apo asnjëhere nuk e prodhon guximin për ta menduar ‘rimendimin’ dhe ‘riprdhimin e saj. 

Lia Perjovschi është e lindur në Sibiu (1961), Rumani. Ajo ka studiuar në Akademinë e Artit Bukuresht 1987-1993. Aktualisht jeton në Bukuresht dhe në Sibiu. Lia Perjovschi është themeluese dhe kordninatore e CAA /CAA - Contemporary Art Archive and Center for Art Analysis (Arkivi i Artit Bashkëkohor dhe Qendra për Analizën e Artit) një projekt organik, i cili është ende në proces (me emra të ndryshëm që nga 1985) dhe KM - Knowledge Museum (Muzeu i Dijës) i cili bazohet në një projekt hulumtues multidisciplinar që ka filluar nga viti 1999 - deri sot). Aktiviteti i saj mund të përmblidhet si një udhëtim nga trupi i saj tek trupi i dijes. 

Projekti i Lia Perjovschit ‘Muzeu i Dijes’ në Stacion – Qendrën për Art Bashkëkohor Prishtinë, mund të përmblidhet me këto qëndrime: Arti ka ndryshuar dhe estetika nuk mjaftojnë. Të kritikosh diçka pa propozuar diçka është qasje e papërdorshme … Ta bësh atë që mundesh, me atë që ke (nga perspektiva globale, lokale dhe personale) mund të jetë formë e artit. 

‘Muzeu i Dijës’ është projekt në të cilin Lia Perjovschi riciklon të gjitha projektet tjera të saj. ‘Muzeu i Dijës’ një projekt për të ndërtuar muzeun transdisiplinor në Sibiu, Rumani dhe derisa muzeu të realizohet, Lia do të prezantojë një model arkitektural duke përdor diagrame nga hulumtimet e saj ndërdisiplinare si dhe librat, recensionet, internetin dhe objekte që zakonisht gjënden në dyqanet e muzeve rreth botës, dhe janë mbledhur nga viti 1999 deri më sot (që përdoren për arsye didaktike) dhe ka 7 seksione: Toka, Trupi, Arti, Kultura, Dija, Shkenca, Universi. 

Lia Perjovschi ka fituar çmimin Europen Culture Foundation - Princess Margriet Award për vitin 2013.

Dan Perjovschi ka lindur me 1961, jeton dhe punon në Bukuresht dhe Sibiu, Rumani.
Ekspozitat e tij personale përfshijnë ‘Unframed’ në Kiasma, Helsinki 2003, ‘News from the Island’ në Muzeun e Artit të Reykjavikut në 2012, ‘Not over’ në MACRO, Romë në 2011, ‘Late Neës’ në Muzeun Royal Ontario në Toronto në 2010, ‘What Happen to US?’ në MoMA, Neë York dhe ‘I am not Exotic I am Exhausted’ at Kunsthalle Basel në 2007, ‘The Room Drawing’ në Tate Modern London, ‘On the Other Hand’ në Portikus Frankfurt dhe ‘First of May’ në Moderna Museet Stockholm në 2006 dhe ‘Naked Drawings’ në Ludwig Museum Cologne në 2005.

Ai ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si Paris Triennial 2012, Dublin Contemporary 2011, ‘Freedom of Speech’ në Nbk Berlin & Hamburg Kunstverein, në 2010, Lyon Biennial në 2009, Sydney Biennial dhe ‘Fifth Floor’ në Tate Liverpool me 2008, ‘The Magelanic Cloud’ në Qendrën Pompidou në Paris dhe Bieniale e 52-të e Venedikut në 2007, ‘New Europe’ në Generali Foundation Vienna dhe Bieniale e 9-të në Stamboll në 2005.

Perjovschi ka fituar çmimin George Maciunas in 2004 dhe Europen Culture Foundation - Princess Margret Award për vitin 2013.

Projekti "Vizatimi i Pavarur", për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë është një vizatim specifik që në këtë rast do të realizohet në hapësirë (të krijuar) publike. 

“Unë kritikoj botën, sjelljet e saj, besimet, marrëzinë dhe lakminë e saj. Por unë kritikoj në mënyre empatike. Humori im nuk është i errët. Unë vizatoj në bardh e zi, por humori im shfaqet në shumë ngjyra.”, thotë Dan Perjovschi.

Nga përmbysja e komunizmit në Rumani, Dan Perjovschi ka investuar në promovimin e artit bashkëkohor në Rumani. Në 1991, Perjovschi i është bashkangjitur gazetës opozitare “Gazeta 22”, si një illustrator politik dhe drejtor i artit, në mënyrë që të rrit pjesëmarrjen e tij në zhvillimet e vendit. 

Sot Perjovschi njihet për vizatimet e tij të i ngjajnë grafiteve, dhe mbulojnë mure, dritare dhe dysheme të galerive të artit. Vizatimet janë përgjigje ndaj normave të botës së artit bashkëkohor, kufijëve vazhdimisht në lëkundje të Bashkimit Europian, dhe lëvizjeve të kapitalit rreth botës. Imazhet japin një mesazh politik me humor dhe zemërgjerësi. 

Perjovschi punon me karikatura dhe ‘grafite të hapësirave të brendshme’ të cilat i vizaton drejtpërdrejtë në mure dhe në institucione të ndryshme ndërkombëtare të artit. Ai njihet për instalacione të bazuara në vizatim të cilat komentojnë ngjarje tematike në botën e artit dhe politikës. Artisti mbikqyrë shoqërinë dhe ngjarjet aktuale me qasje kritike dhe pa frikë, por edhe me humor. Gjithçka mund të jetë subjekt i pikëpamjes tij të mprehtë dhe ironike. 

Puna e Lia Përjovschit dhe e Dan Përjovschit në këtë kontekst dhe për programin e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, janë të rëndësishme për praktikën që e bartin, për momentin kohor dhe politik, dhe për rëndësinë e artit, institucioneve të pavarura të artit dhe mendimit të pavarur si tregues i rëndësishm i zhvillimit të demokracisë dhe rrethanave momentale shoqërore. 

Të gjitha modulet programore të projektit ‘Rimendimi i programit t’hapësirës (shoqnore)’ janë të ndërlidhura më çështjen e hapësirës shoqnore dhe publike, në kontektsin e ri kohor dhe gjeo-politik, dhe synojnë të prodhojnë hapësira të reja shoqnore për këtë skenë dhe në këtë kontekst, në kohën kur tendencat për ri-centralizimin dhe ri-tradicionalizimin e mendimit dhe shoqërisë nuk janë më të kufizuara në një kontekst apo vend.

Ekspozita e Lia Perjovschi dhe Dan Perjovschi ‘Nga zbrazëtia e universit tonë, deri te zbrazëtia e xhapave tonë’ është përkrahur nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashme e Republikës së Kosovës, Trashëgimia pa kufij - CHwB në Kosovë, Ujë Rugove, x-print dhe DZG.

www.stacion.org