• Statement of the Jury
Deklarata e Jurisë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes 2022 me deklaratën e mëposhtme të jurisë, e cila u takua më 5 tetor 2022.

Ne anëtarët e Jurisë së Çmimit Artistët e së Nesërmes 2022 ishim të kënaqur të shqyrtonim 11 aplikimet e pranuara nga artistët praktikues që aplikuan në thirrjen e hapur të këtij viti, dhe të cilët i kanë përmbushur kriteret e kërkuara.

Juria fillimisht dëshiron të falënderojë të gjithë artistët që aplikuan për këtë çmim për kujdesin dhe konsideratën e tyre në përgatitjen e aplikimeve të tyre. Pas diskutimeve të shumta, juria ka përzgjedhur tre finalistë bazuar në propozimet e tyre premtuese dhe punën ekzistuese.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tre finalistët për çmimin Artistët e së nesërmes 2022 janë Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi dhe Agrina Vllasaliu.

Punimet e papërpunuara dhe të gjalla të Mimoza Sahitit sfidojnë konvencionet tradicionale në pikturë. Duke transmetuar një zemërim të caktuar përmes vetë sipërfaqes së bojës, puna e saj pasqyron një feminizëm të ashpër që mbështet qasjen e saj ndaj kapitalizmit, identitetit, traumës personale dhe kolektive. Në përshkrimet e saj të figurës njerëzore, një ndjenjë frike dhe cenueshmërie pasqyron shqetësimet e saj rreth statusit të gruas në shoqëri dhe natyrës së pasigurt të ekzistencës njerëzore në përgjithësi.

Duke përfshirë pikturën, skulpturën, instalacionin dhe ndërhyrjet e llojeve të ndryshme, vepra e Valdrin Thaqit është e frymëzuar nga filozofia dhe ekzistencializmi, dhe ajo që artisti i sheh si absurditete që rrjedhin nga proceset, gjendjet dhe ngjarjet në jetën e përditshme. Puna e tij aktuale fokusohet në ndikimin e njeriut në mjedis, shkrirjen e inteligjencës natyrore dhe artificiale dhe dilemat morale dhe etike që lindin në lidhje me modifikimin gjenetik.

Agrina Vllasaliu i konsideron nocionet e shtëpis dhe atdheut nga perspektiva diasporike. Në veprën e saj, temat e zhvendosjes, mallit dhe kujtesës hulumtohen përmes referimeve ndaj historive gojore dhe folklorit, si dhe të brendshme të imagjinuara shtëpiake. Një humor i caktuar përshkon gjithashtu disa prej veprave të saj, duke krijuar një intimitet të dukshëm me shikuesit e saj, ndërsa në të njëjtën kohë fsheh një ankth më të errët pas gjestit feminist.
Jemi të emocionuar të shohim se çfarë do të krijojnë këta tre finalistë për ekspozitën në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mezi presim të përjetojmë punën e tyre në dhjetor kur juria do të takohet për të zgjedhur fituesin e çmimit Artistët e së nesërmes 2022.

Anëtarë të Jurisë së Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2022 janë Anne Barlow, drejtoresha e TATE St Ives, Miljana Dunđerin, artiste, drejtoreshë e qendrës private kulturore "Akvarijus", Mitrovica e Veriut, Laura Raicovich, shkrimtare, kuratore, Nju Jork, Bernhard Rüdiger, artiste, profesor në École Nationale des Beaux Artet në Lyon, Driton Selmani artist, Prishtinë.

Ekspozita e Çmimit Artistët e së nesërmes 2022 me artistët e nominuar Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi dhe Agrina Vllasaliu do të hapet më 9 nëntor 2022.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2022 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited, gjatë periudhës maj/qershor 2023, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2024.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2022, për punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.