• Ekspozita e finalistëve të çmimit AeN 2020
Ekspozita e finalistëve të çmimit AeN 2020
Çmimi "Artistët e së nesërmes" 2020
Laureta Hajrullahu, Shkamb Jaka, Brilant Milazimi

Puna kuratoriale: Vala Osmani dhe Albert Heta

09/11/2020 - 13/02/2021

Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit "Artistët e së nesërmes" 2020.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, e përbërë nga Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Flaka Haliti, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 bazuar në propozimet e tyre premtuese dhe punën egzistuese.

Laureta Hajrullahun është përzgjedhur në listën e ngushtë për projektin dhe qasjen e saj poetike ndaj çështjeve kritike të kohës sonë - si marrëdhënjet midis jetës sintetike dhe organike, natyrës dhe civilizimit, dhe qenieve njerëzore dhe teknologjisë - dhe konsideratën se çka sfidat shoqërore ose realitetet e reja që ato i sjellin. Në punën e saj, Hajrullahu i sheh mediat digjitale si tipar përcaktues të jetës bashkëkohore dhe mjet me të cilin mund të zbërthehen kufijtë midis botës fizike dhe asaj virtuale.

Laureta Hajrullahu (1997) ka lindur në Preshevë. Është artiste vizuale në fillim të karrierës së saj. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në të njejtin vend. Më pas, vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Interesat artistike të Lauretës qëndrojnë në temat e privatësisë, gjinisë, intimitetit, ekosistemeve digjitale, udhëtimit në kohë, dritës artificiale dhe të ardhmet e pamundshme... Prandaj, ajo paraqet një larmi pikëpamjesh kritike mbi realitetin duke dekonstruktuar dhe vazhdimisht duke rikrijuar kufijtë midis botës virtuale dhe asaj fizike, duke përdorur media digjitale.

Finalisti i dytë është Shkamb Jaka, pikturat e të cilit me forma abstrakte dhe figurative përmbajnë imazhe të koduara që kanë të bëjnë me përvoja reale ose të imagjinuara, ose ato që ai i konsideron si “në mes”. Juria ishte e interesuar për procesin artistik të Jakës që përfshin dekonstruktimin e sjelljeve njerëzore dhe mënyrën e të menduarit dhe më pas “ri-materializimin” e tyre, kryesisht përmes mediumit të pikturës dhe së fundmi, me një masë humori, në film.

Shkamb Jaka është i lindur në vitin 1997 në Gjakovë. Në 2017 ai u zhvendos në Prishtinë për të studiuar pikturën në Fakultetin e Arteve në Univesitetin e Prishitnës, ku edhe diplomoj në vitin 2020. Gjatë studimeve ai ka qenë pjesë e disa ekspozitave grupore dhe ekspozitës personale “DisDeKodim” të mbajtur në “Menza Ramiz Sadiku” në vitin 2020. Puna e tij fokusohet në pikturë mirëpo hulumton edhe media të tjera.

Finalisti i tretë është Brilant Milazimi, pikturat figurative të të cilit duken edhe të afërta dhe të frikshme në përshkrimin e tyre të formave të zgjatura njerëzore brenda një hapësire të papërcaktuar ose disi të luhatshme. Duke u bazuar në rrëfime personale dhe kolektive, puna e Milazimit pasqyron një hulumtim të vazhdueshëm të zhvillimit shoqëror dhe politik të shoqërisë civile në Kosovë dhe asaj që ai e sheh si një “psikologji shoqërore” më të madhe të formuar nga sfidat rreth lirisë së shprehjes dhe lëvizshmërisë.

Brilant Milazimi është i lindur më 1994, në qytetin e Gjilanit, ku e kreu edhe shkollën e mesme profesionale të artit "Adem Kastrati" në drejtimin e pikturës. Diplomoi ne Fakultetit e Arteve në Prishtinë. Milazimi është një ndër themeluesit e "Hap" - komunitetit për art bashkëkohor, përbërë prej 4 artistëve, të cilët vazhdojnë të japin kontributin e tyre në drejtimin e artit bashkëkohor që nga viti 2017.
Ekspozita e parë personale e Brilant Milazimit ishte “Woke” (2019) e mbajtur në “LambdaLambdaLambda”, Prishtinë, Kosovë. Ai, gjithashtu ka qenë pjesë e ekspozitave kolektive, në vitin 2020 me ekspozitën “Keeping the Balance” në Ludwig Museum, ekspozitë e përkohshme që paraqet rreth gjashtëdhjetë punime nga Art Collection Telekom dhe ekspozitën virtuale “Artistët në karantinë” organizuar nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë ne bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Në vitin 2019 ka marrë pjesë në ekspozitat: “A Pristine Blind Date”, ekspozitë e realizuar si pjesë e punëtorisë mbajtur nga Petrit Halilaj dhe Elise Lamme; ekspozita “Artistët e Rinj”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës; Çmimi “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve, Ferizaj; “External”, interevenim publik, instalacion në kuadër të “Hap”, përballë Galerisë Kombëtare. Në kuadër të “Hap”, në vitin 2018 ka realizuar intervenimin në hapësirë publike, instalacion/performacë, “You need we need!” në oborrin e Fakultetit të Arteve, Prishtinë dhe me 2017 si pjesë e ekspozitës “Emerge” në hapësirat e Fakultetit të Arteve, Prishtinë.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 do të shpallet me 11 dhjetor 2020 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2020.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York.

Qëllimi i çmimit "Artistët e së nesërmës", i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artistët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.
Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.