Konkurs: Prishtina Map 21 punëtori e udhëhequr nga Minna Henriksson

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Konkurs për pjesëmarrje në punëtorinë Prishtina Map 21 e udhëhequr nga Minna Henriksson

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpall konkurs për pjesëmarrje në punëtorinë Prishtina Map 21 e udhëhequr nga Minna Henriksson dhe do të mbahet në bashkëpunim me artistë të brezit të ri, studentë vendas të artit, dhe pjesëmarrës të tjerë aktivë në fushën e artit.

Afati për aplikim: 4 dhjetor 2021

Skenat e artit në qytetet e mëdha zakonisht përbëhen nga muzetë publikë dhe privatë, institucionet e pavarura dhe publike te artit dhe kulturës, galeritë shitëse dhe jo-komerciale, si dhe hapësirat e drejtuara nga artistët, punëtorë të kulturës, shkollat e artit, festivalet e artit dhe panairet e artit, tregtarët dhe shtëpitë e ankandeve, sindikatat e artistëve dhe organizatat e tjera të avokimit, private dhe organet e financimit publik, revistat e artit dhe platformat për kritikën e artit.

Cilat institucione janë dominuese në skenën e artit vendor në Prishtinë, dhe çfarë lloj organizimesh janë më pak të pranishme apo plotësisht inekzistente? Arsyet se si janë gjërat në Prishtinë në vitin 2021 do të mendohet dhe diskutohet gjatë punëtorisë, por gjithashtu edhe ndikimi që ka natyra e skenës së artit të Prishtinës/Kosovës në artistët vendas dhe prodhimet artistike.

Gjatë punëtorisë Prishtina Map 21 e udhëhequr nga Minna Henriksson pjesëmarrësit do të krijojnë një vizualizim diagramatik të organizatave dhe njerëzve aktivë në skenën lokale, dhe marrëdhënieve të tyre me njëri-tjetrin, që do të shfaqet në një ngjarje publike për t'u vlerësuar së bashku.

Minna Henriksson (lind. 1976, Oulu, jeton në Helsinki) është artiste vizuale e cila punon me një gamë të ndryshme mjetesh duke përfshirë tekstin, vizatimin, linocut dhe fotografinë. Ajo studioi art në Brighton, Helsinki dhe Malmö.

Puna e saj shpesh është bashkëpunuese dhe lidhet me luftimet antiraciste, të majta dhe feministe. Vitet e fundit puna e saj shpesh është marrë me arkiva dhe histori. Puna e saj bazohet në kërkime dhe përfshihet në procese të fshehta politike që duket të jenë neutrale ose të natyrshme.

Në 2017 Henriksson u nderua me Çmimin Anni dhe Heinrich Sussmann për punën artistike të përkushtuar ndaj idealit të demokracisë dhe antifashizmit.

Punëtoria Prishtina Map 21 e udhëhequr nga Minna Henriksson do të mbahet në Prishtinë për prej 6 deri me 10 dhjetor, 2021, ku 10 artistë të brezit të ri, studentë të artit vendas, dhe pjesëmarrës të tjerë aktivë në fushën e artit do të kenë rastin të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një pasqyrë dhe hartë të skenës së artit në Prishtinë, duke menduar edhe për pozicionin e tyre. Ata do të listojnë grupet në të cilat ata janë aktivë (të gjithë kolektivët dhe grupet e pastrukturuar, shoqatat e regjistruara, vendet e punës). Nga kjo ata do të zgjerohen në listimin e grupeve dhe bashkësive të tjera që janë disi të lidhura me ato të tyre.


Pasi pjesëmarrësit të kenë skicuar harta të vogla mendore që lidhen me pozicionin e tyre në terren në përgjithësi, përfundimisht, pjesëmarrësit do të mblidhen dhe do të kombinojnë hartat e tyre me pjesën tjetër të grupit, kështu duke filluar krijimin e një hartë të skenës në kryeqytet dhe në shkallë të gjerë. Pas përfundimit të punëtorisë  Prishtina Map 21, harta e krijuar do të prezantohet para publiku.

Për të marrë pjesë në punëtorinë të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivimi, dhe CV në e-mail adresën application@stacion.org

Gjuha e punës është anglishtja.

Prishtina Map 21 është pjesë e projektit Rilindja Rilindja Rilindja dhe ka për synim zhvillimin e hulumtimit në vend dhe dokumentimin e zhvillimeve në fushën e artit dhe shoqërisë, dhe ndikimin në promovimin e artit dhe kulturës dhe trashëgimisë kulturore për krijim të dijes, zhvillim të turizmit dhe shkëmbimit ndërkombëtar.

Programi Rilindja Rilindja Rilindja si projekt i përgjigjet realitetit të mbizotëruar nga efektet e pandemisë Covid-19 dhe synon krijimin e intervenimeve programore që ndihmojnë ringjalljen dhe rilindjen ekonomike të grupeve të ndikuara drejtpërdrejt nga pasojat e zgjatjes së “lodhjes” ekonomike në skenën e artit pamor dhe shoqërinë civile në Kosovë.

Programi Rilindja Rilindja Rilindja i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Prishtina Map 21 mbështetet nga Drejtorati i Kulturës i Komunës së Prishtinës.