• Kursi 1: Meeting the Universe Halfway
Kursi 1: Meeting the Universe Halfway
Kursi 1: Meeting the Universe Halfway
Udhëhequr nga Julieta Aranda
16 – 20 Korrik 2018


Përshkrimi i kursit:
I titulluar sipas librit të Karen Barad, ky kurs do të shtjellojë idenë e “ndërthurjes” – një mix i ndërthurjes dhe zënjes në kurth në raport me edukimin në artin bashkëkohor. Kursi do të nis nga premisa e cila, duke marrë parasysh klimën globale politike, opsioni i indiferencës nuk ekziston në fushën artistike; dhe duke e huazuar nga fizika nocionin “Efekti i vëzhguesit” ne do të kalojmë pesë ditë të punëtorisë duke lexuar, shqyrtuar dokumentacionin e ekspozitave relevante (dhe nëse ka mundësi, të vizitojmë ekspozita të tjera) dhe duke bërë përpjekje të pozicionohemi si vëzhgues në kontekstin e të qenit edhe producent edhe publik për artin bashkëkohor. Sesioni i parë do të fokusohet në leximin e disa teorive kontekstualizuese, duke diskutuar për ekspozita të përpjesave të mëdha, dhe gjithashtu duke analizuar dhe diskutuar për premisat kuratoriale të disa ekspozitave.

Gjysma e dytë e punëtorisë do të përqëndrohet në temën e prodhimit dhe (nëse është e vendit) do të revidojmë punën e pjesëmarrësve, do të angazhohemi gjithashtu në procesin e përgaditjes së deklaratës artistike, do të rishikojmë materialet nga praktikat që rrallë kanë arritur në qarqet artistike globale si dhe do të diskutojmë për kushtet e prodhimit, ekspozimit dhe qarkullimit. Leximit të materialeve do të mundësohet paraprakisht – ne do të fokusohemi në pjesët e zgjedhura nga libri i Karen Barad sipas të cilit është emëruar kjo punëtori dhe në librin e John Berger “Ways of Seeing”.


Biografia
Julieta Aranda është bashkë-drejtore e e-flux dhe ligjëron rregullisht seminarin Art & Science në Institutin për Art në Basel. Ajo mban titullin BFA (Baçelor i Arteve të Bukura) për film nga Shkolla e Arteve Vizuele dhe titullin MFA (Master i Arteve të Bukura) nga Universiteti Columbia në Nju Jork. Fusha e hulumtimit të saj përfshin instalacionin, video dhe media të shtypura, me interes të veçantë në krijimin dhe manipulimin e shkëmbimit artistik dhe përmbysjes së nocioneve tradicionale të tregëtisë përmes artit. Instalacionet e Arandës dhe projektet e përkohshme janë intensivisht specifike për hapësirën ku janë vendosur dhe shpesh ekzaminojnë interaksionet shoqërore dhe rolin që qarkullimi i objekteve luan në qarqet e prodhimit dhe konsumit.

Puna e Julieta Aranda është ekspozuar ndërkombëtarisht, ndër të tjera janë: Der Tank, Basel (2016); Bienalja e 56-të e Venedikut (2015); Muzeu Guggenheim, Nju Jork (2015, 2009); Kunsthalle Fridericianum, Kasel (2015); Bienalja e 8-të e Berlinit (2014); Muzeu Berardo, Lisbonë (2014); Witte de With, Roterdam (2013, 2010); Muzeu i Artit Bashkëkohor Villa Croce, Gjenova (2013); MACRO Roma (2012); Documenta13 (2012); N.B.K. (2012); Bienalja Gwangju (2012); Bienalja e 54-t e Venedikut (2011); Bienalja e Stambollit (2011); Portikus, Frankfurt (2011); New Museum, Nju Jork (2010); Kunstverein Arnsberg (2010); MOCA Miami (2009), Muzeu i Artit Bashkëkohor, Çikago (2007); Bienalja e dytë e Moskës (2007); MUSAC, León (2010 and 2006); dhe Bienalja e VII-të e Havanas..