• Course 3: The Designer, the Developer, and the Control: Computer graphics and when to let it go
Kursi 3: Dizajner, zhvillues programi dhe kontrolli

Kursi 3: Dizajner, zhvillues programi dhe kontrolli: Grafika kompjuterike dhe kur duhet ta lëshosh
nga Marianne Plano
8 – 21 gusht 2022
5 ECTS

Përshkrimi i kursit
Cili është qëllimi i gjithë atij dizajni nëse faqja e internetit nuk mund të ngarkohet?"

"Çfarë kuptimi ka të programosh nëse nuk mund ta bësh të funksionoj?"
“Si thua t'i hedhim në plehra imazhet tuaja 30Mo 3D? Do të ngarkohet sa qel e mshel sytë.”
"Si thua t'i hedhim në plehra pajisjet që nuk mund t'i ngarkojm mjaftushëm shpejt?"

Zhvilluesi unë dhe projektuesi unë, duke folur natën vonë

Një përrallë e dy bukuroshëve
Dizajneri dhe zhvilluesi i uebit janë të dy zejtarë të ndërhyrjes. I shërbejnë të njëjtit mjeshtër: përmbajtjes. Shkrimtarë, blogerë, përdorues, ju duhet të jeni mirënjohës që keni një staf të tillë që ju mbështet, përhapë dhe dizajnon fjalët dhe imazhet tuaja, të gjithë ne qëndrojmë zgjuar deri vonë që bota të lexojë (në mënyren me të mirë) për atë që po ndodh në mendjen tuaj. Ose në biznesin tuaj. Nëse kjo ia vlen apo jo, nuk do të diskutohet në tekstin aktual.

Thënë kështu, nëse dizajnerët dhe zhvilluesit i shërbejnë të njëjtit mjeshtër, ata nuk ndjekin të njëjtat rregulla, nuk u binden të njëjtave kode dhe nuk u japin përparësi të njëjtave gjëra. Mund të themi, ata nuk kërkojnë të njëjtën bukuri. Gjë që shpesh i kthen në kundërshtarë, secili prej tyre duke qenë injorant për bukurinë e tjetrit dhe, duke ndërtuar vetëm faqe interneti që përmbushin qëllimet e tij specifike. Optimizimi i burimeve, mirëmbajtja e ulët, qasshmëria për të gjitha pajisjet do të thoshte zhvilluesi. Rrjetat, detajet tipografike dhe qëndrueshmëria në interpretim do të thoshte dizajnuesi. Siç pritej, ai ndryshim në pikëpamje çon në përleshje të përgjakshme, mbi të cilat vetëm! dizajni i mirë i uebit është në gjendje të zërë rrënjë dhe të rritet.

Biografia
Marianne Plano është një dizajnere grafike dhe zhvilluese franceze me bazë në Bruksel. E trajnuar me kolektivin Luuse, puna e saj vë në dyshim mjetet dixhitale, përmes një praktike instiktive dhe të përkushtuar programimi.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje: 500€.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.