• Course 7: Living with Contradictions: Contemporary Art and Nationalism
Kursi 7: Të jetosh me kontradiktat: Arti bashkëkohor dhe nacionalizmi

Kursi 7: Të jetosh me kontradiktat: Arti bashkëkohor dhe nacionalizmi
nga Sezgin Boynik
8 - 13 gusht, 2022
2 ECTS

Përshkrimi i kursit
Qëllimi i kursit është të diskutojë marrëdhëniet ndërmjet artit bashkëkohor dhe nacionalizmit. Kursi do të sfidojë pretendimin e pranuar gjerësisht se arti bashkëkohor është i pandjeshëm ndaj nacionalizmit. Unë argumentoj se pavarësisht dallimeve të papajtueshme, nacionalizmi riprodhohet në fushën e artit bashkëkohor përmes strukturave shumë delikate dhe të sofistikuara. Megjithatë, lidhja ndërmjet praktikave të artit bashkëkohor dhe ideologjive nacionaliste të cilat ndërmjetësohen nga institucionet kulturore është plot kontradikta. Duke studiuar dhe diskutuar këto kontradikta, synohet të zhvendoset këndvështrimi teorik dhe metodologjik i studimit të nacionalizmit në baza më sfiduese.

Lënda do të fokusohet në implikimet konceptuale të përafrimit të nacionalizmit me artin bashkëkohor, si dhe në diskutimin e përparësisë historike të zhvendosjes së artit bashkëkohor në nacionalizëm duke hulumtuar rolin e postmodernizmit në vitet tetëdhjetë. Do të përpiqet të specifikojë se në cilën pikë tendenca sociale e praktikës së artit bashkëkohor u përqendrua rreth çështjeve të kombit dhe identitetit.

Biografia
Sezgin Boynik është teoricient që jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar doktoraturën në Kinematografinë Jugosllave të njohur si “Black Wave”. Ai ka bashkë-redaktuar Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader (MM & Exit, 2007) dhe History of Punk and Underground në Turqi (Historia e punk dhe underground në Turqi) (BAS, 2008). Publikimet e kohëve të fundit përfshijnë: Noise After Babel: Language Unrestrained (Spector Books, 2015, me Minna Henriksson), In the Belly of the Beast: Art & Language New York Project (Rab-Rab Journal Vol. 4, No. 2, 2017 me Michael Corris), Coiled Verbal Spring: Devices of Lenin's Language (Rab-Rab Press, 2018). Aktualisht është duke punuar në një monografi rreth kontekstit teorik dhe politik të Kolektivit Black Audio Film dhe mbi koleksionin e poezisë konkrete jugosllave.

Ai është redaktor i Rab-Rab: Revistë për Hulumtim Formal dhe Politik në Art,dhe Rab-Rab Press, një platformë botuese e pavarur me seli në Helsinki.

Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në më shumë se një kurs.

Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje 300€.
Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.