• Shkolla Verore si Shkollë 2023
Kushtet e përgjithshme

Regjistrimi nënkupton pranimin e kushteve të përgjithshme.

Shkolla Verore si Shkollë është një model ndërdisiplinor edukimi dhe bashkëpunimi arti i krijuar për studentë BA dhe MA, artistë, arkitektë dhe studiues të arteve pamore, shkencave humanistike dhe shoqërore, teorisë politike, historisë së artit dhe studimeve kuratoriale, arkitekturës dhe dizajnit, dhe këdo që ka interes i madh në fushën e lëndës.

Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.
Programi mbahet nga 7 – 20 gusht, 2023.

Çertifikata e ekuivalencës
Në përfundim të secilit kurs, studentëve do të ju lëshohet çertifikata që konstaton ekuivalencën e kredive të Sistemit Europian për Transferimin dhe Akumilimin e Krediteve (ECTS) nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë dhe École nationale supérieure des beaux-arts (ENSBA) de Lyon, Francë.

Çertifikata e ekuivalencës ju lëshohet pjesëmarrëseve të regjistruar që kanë demonstruar kompetencat, rezultatet nga mësimi dhe puna që ndërlidhet me ekuivalencën e kreditëve ECTS të çertifikuar nga kurrikula e ENSBA Lyon, Francë. Punëdhënës, fakultete dhe shkollat e nivelit të lartë të studimeve mund të zgjedhin ta pranojnë këtë çertifikatë si zëvendsim i kreditëve ECTS.

Shpenzimet për transferin bankar duhet të mbulohen nga pjesëmarrësi.

Kushte të veçanta aplikohen për Alumni-t e Shkollës Verore si Shkollë.

Pagesa për pjesëmarrje duhet të kryhet pasiqë të keni pranuar konfirmimin me shkrim që jeni regjistruar nga SSAS. Pagesa përfshin pjesëmarrjen në kurset dhe certifikatat. Pagesa nuk përfshin shpenzimet e materialeve individuale, pajisjet personale, ekskurzione, akomodim apo shpenzime të udhëtimit.
Pranimi final në kurs do të konfirmohet pasi që të kemi pranuar konfirmimin e pagesës së plotë.

Bursat janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga Kosova.

Siguria
Pjesëmarrësi i regjistruar në kurse të lehtësuar nga Shkolla Verore si Shkollë merr përsipër të gjitha rreziqet e pjesëmarrjes në program. Duke marrë në konsideratë mundësinë që i është dhënë pjesëmarrësit të regjistruar për të marrë pjesë në programin e Shkollës Verore si Shkollë, pjesëmarrësi i regjistruar pajtohet që ai / ajo, të caktuarit e tij / saj, trashëgimtarët, kujdestarët dhe përfaqësuesit ligjorë, nuk do të bëjnë kërkesë kundër Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ose ndonjë nga organizatat e saj të lidhura, ose zyrtarët ose drejtorët e tyre kolektivisht ose individualisht, ose ndonjë prej puntorëve, për dëmtimin ose vdekjen e pjesëmarrësit të regjistruar ose dëmtimin e pronës së tij / saj, sidoqoftë të shkaktuar, që rrjedh nga pjesëmarrja e tij / saj në Shkollën Verore si Shkollë. Pa kufizuar përgjithësinë e këtyre rreziqeve të mundshme, pjesëmarrësi i regjistruar heq dorë dhe lëshon të gjitha të drejtat, veprimet ose shkaqet e veprimit që rezultojnë nga dëmtimi personal ose vdekja e tij / saj, ose dëmtimi i pasurisë së tij / saj, të pësuar në lidhje me / pjesëmarrja e saj në programin Shkolla Verore si Shkollë.

Mbrojtja e të Dhënave
Të dhënat e juaja personale nuk do të përdoren në asnjë mënyrë, përveç për procedurat administrative të pjesëmarrjes dhe regjistrimit në Shkolla Verore si Shkollë. Ju me regjistrim pranoni që dokumentacioni i prodhuar gjatë Shkolla Verore si Shkollë, duke ju përfshirë në fotografi, audio dhe video inçizime, mund të publikohet dhe të përdoret për qëllime të promovimit të programit.