• Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2019
Procesi i përzgjedhjes
Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, që do të hapet në muajin tetor 2019.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ja e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Juria do të shpallë fituesin/en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, që do të hapet me 6 nëntor 2019 në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Anëtarët e Jurisë të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 janë Adam Kleinman, Charles Esche, Jelena Vesić, Qëndresa Deda dhe Sezgin Boynik.