Njoftim i rëndësishëm: Shkolla Verore si Shkollë 2024 nuk do të zhvillohet këtë vit.
Me keqardhje ju njoftojmë se Shkolla Verore si Shkollë nuk do të zhvillohet këtë vit.
Për shkak të financimit të pamjaftueshëm dhe mungesës së mbështetjes institucionale, për fat të keq nuk jemi në gjendje ta mbajmë programin siç ishte planifikuar.
Ne e kuptojmë ndikimin që kjo mund të ketë në pjesëmarrësit alumni të programit, artistët, arkitektët dhe studiuesit e arteve pamore, shkencave humanistike dhe shoqërore, teorisë politike, historisë së artit dhe studimeve kuratoriale, arkitekturës dhe dizajnit, si dhe publikun tonë, dhe në kolektivin tonë akademik vendas dhe ndërkombëtar dhe zhgënjimin që ky zhvillim do të sjellë për të gjithë ata që mezi prisnin që të merrnin pjesë.
Jini të sigurt se ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje alternative dhe të sigurojmë mbështetjen e nevojshme për vitet e ardhshme.
Faleminderit për mirëkuptimin, interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Rrini afër kanaleve tona të informimit për mundësitë e ardhshme dhe programet që do të zbatohen gjatë këtij viti.