• Çmimi Artistët e së nesërmes 2024
Ekspozita e Çmimit Artistët e së nesërmes 2024

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Çmimi Artistët e së nesërmes 2024
Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi, Dion Zeqiri

01/11/2024 - 07/12/2024

Hapja: 1 nëntor 2024, 20:00
Ecje nëpër eskpozitë: 7 nëntor 2024, 20:00
Shpallja e fituesit: 7 dhjetor 2024, 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Lokacioni në Google maps: https://g.co/kgs/7RBzf7S

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë ekspozitën e çmimit "Artistët e së nesërmes" 2024 me tre artistët e nominuar për Çmimin Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi dhe Dion Zeqiri, të zgjedhur nga juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2024.

Tre finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes 2024 Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi dhe Dion Zeqiri në punën e tyre ofrojnë provokime të guximshme dhe të nevojshme që flasin për kompleksitetin tonë të përbashkët.

Me imazhet e thjeshta dhe ngacmuese, eksplorimi i patrembur i Mimoza Sahitit për gjendjen e gruas sjell një cënueshmëri të brishtë që ofron një rrëfim thellësisht personal por universalisht politik. Arti i Mimoza Sahitit, i rrënjosur në vizatim dhe pikturë, eksploron marrëdhëniet dinamike midis botëve tona të brendshme dhe mjedisit të jashtëm i cili ndryshon vazhdimisht. Puna e saj luan me idenë e hapësirave "të ndërmjetme" dhe formave të papritura që ato marrin, duke u zhytur thellë në përvojën njerëzore. Me një përzierje unike të humorit dhe dramës, ajo vë në dyshim se çfarë do të thotë të jesh njeri, duke shtyrë vazhdimisht kufijtë e mënyrës se si ne e shohim, ndjejmë dhe kuptojmë artin dhe shoqërinë.

Fokusi kritik i Luiza Thaqit në strukturat shoqërore dhe ndikimin e tyre ekologjik prek çështjet që variojnë nga pronësia e tokës së grave në Kosovë deri te çështja e të drejtave të tokës të të vendosurve/kolonistëve në mbarë botën, duke e bërë punën e saj thelbësore në debatet urgjente socio-ekologjike të ditëve të sotme. Nëpërmjet punës së saj, ajo vë në pikëpyetje dhe sfidon se kush ka çasje në tokë dhe pse, duke theksuar betejat më të thella sociale dhe politike në funksion. Duke rimenduar pronësinë e tokës, Luiza na fton të rimendojmë vetë konceptin tonë për shoqërinë dhe marrëdhëniet njerëzore dhe se si mund t'i formësojmë ato në mënyrë më të barabartë.

Angazhimi i artit të Dion Zeqirit me forcat e padukshme – entitetet që e rrethojnë dhe përbëjnë ekzistencën tonë – përmes materialiteteve dhe mediumeve të ndryshme prezanton një këndvështrim të ri mbi marrëdhëniet ndërmjet fizikes dhe jofizikes. Zeqiri ju tërheq me fuqinë e tij të shqetësuar, pothuajse të nënvlerësuar; ai eksploron se si mendja dhe trupi ndërveprojnë në mënyra që duken të njohura dhe janë poashtu turbulluese. Nuk ka të bëjë vetëm me atë që është, por edhe me atë që mungon – dhe shkëputjen mes të dyjave me që vazhdon të jetojë me ty. Është qasje subtile por me ndikim, mbresëlënëse për mënyrën se si ju bën t'i shihni gjërat ndryshe.

Juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2024 ka në përbërje Julieta Aranda, artiste, bashkëthemeluese dhe redaktore e e-flux, Berlin, Miljana Dunđerin, artiste, drejtoreshë e qendrës private kulturore "Akvarijus", Mitrovicë Veriore, Dr Vjollca Krasniqi, sociologe, profesore e asociuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Alper Turan, kurator dhe shkrimtar, me seli në Nju Jork dhe Stamboll, dhe Lulzim Zeqiri, artist, që punon dhe vepron ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një çmim dhe njohje prestigjioze e krijuar për artistët pamor nën moshën 35 vjeç. Çmimi u ofron atyre mundësinë për të krijuar vepra të reja përmes një procesi të përkushtuar prodhimi dhe zhvillimi, me punën e tyre duke u vlerësuar nga një juri e pavarur.

Tre artistët e nominuar bashkëpunojnë ngushtë me ekipin kuratorial në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe marrin pjesë në ekspozitën vjetore që prezanton finalistët e çmimit Artistët e së nesërmes. Për më tepër, ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përjetojnë skenën e gjallë të artit në Nju Jork gjatë një qëndrimi artistik dy mujor.

Fituesit të çmimit Artists of Tomorrow 2024 do t'i jepet një program dy-mujor qëndrimi artistik në Nju Jork, SHBA, në Residency Unlimited, i planifikuar për maj/qershor 2025. Për më tepër, fituesi do të ketë një ekspozitë personale në vitin 2026 në programin vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Çmimi Artistët e së nesërmes është një çmim i spikatur, i pavarur, i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në Nju Jork dhe i mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një çmim prestigjioz i themeluar në vitin 2002, që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik produksioni, zhvillimi dhe vlerwsimi që përfshinë vlerësimin e krijimtarisw dhe veprave tw artistëve nga një juri e pavarur, mundësi që të bashkëpunojnë me ekipin kuratorial të Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë dtw zhvillojnw dhe krijojnw vepra tw reja, dhe të marrin pjesë në ekspozitën vjetore të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited. Pas kthimit nga SHBA artistët fitues ftohen tw bëhen pjesë e programit vjetor të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë me ekspozitën personale që shfaqet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Çmimi është pjesë e programit Young Visual Artists Awards (YVAA), një rrjet prej njëmbëdhjetë çmimesh të ngjashme të organizuara në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. I themeluar në vitin 1989 në Çekosllovaki nga presidenti Václav Havel dhe artistë disidentë, programi u krijua për të mbështetur shfaqjen dhe rritjen e artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Presidenti Havel, Wendy W. Luers dhe organizatorët amerikanë synuan t'u jepnin artistëve të rinj një rezidencë në SHBA për t'i ekspozuar ata në botën më të gjerë të artit dhe për të theksuar rolin e kulturës në demokratizimin dhe shoqërinë civile. Ata krijuan një konkurs vjetor të hapur dhe transparent, të gjykuar nga një juri e pavarur, me rotacion, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues - promovimi i artit bashkëkohor, njohja dhe dhënia e përsosmërisë artistike, nxitja e shkëmbimit kulturor dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile - shërben si udhërrëfyes për Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në zbatimin e çmimit Artistët e së nesërmes në Kosovë.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u bë mikpritësi i ri i programit Young Visual Artists Awards (YVAA) në Shtetet e Bashkuara.

Në shtator 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë mori udhëheqjen e Çmimit Artistët e së nesërmes në Kosovë, duke filluar me ciklin e parë në vitin 2016. Institucionit i është besuar vazhdimi i trashëgimisë së çmimit.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë kërkon të përforcojë potencialin dhe ndikimin e çmimit Artistët e së nesërmes, duke kontribuar në zhvillimin më të gjerë të artit bashkëkohor, kulturës dhe përparimit shoqëror në mbarë Kosovën.

+

Mbështetësit kryesor të çmimit Artistët e së nesërmës 20234 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.

+

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Çmimi Artistët e së nesërmës 2024
Artistët: Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi, Dion Zeqiri

Puna kuratoriale: Albert Heta dhe Vala Osmani
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
Kordinatore e projektit: Qëndresë Deda
Instalimi i ekspozitës: Skender Xhukolli, Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi dhe Dion Zeqiri
Foto dokumentimi: Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Pllakati: DZG