Dardan Zhegrova në Shkolla Verore si Shkollë 2018
25 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Lucky Pierre: Përzgjedhja e Roleve për Ëndërra të Lagura” nga Dardan Zhegrova pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Lucky Pierre qëndron për personin e tretë në një lidhje dashurie, çoftë lidhje homoseksuale apo heteroseksuale. Duke qenë protagonist, njëkohësisht aktiv edhe pasiv në seks.
Frymëzuar nga kuptimi formal, Lucky Pierre është krijuar si një seri performancash, një ndërlidhje i leximit të poezive dhe muzikës instrumentale. Seritë filluan në vitin 2016 si një përkthim i ndjenjave në fjalë, dhe një përmbledhje e poezisë të dashurisë, të bazuara në ngjarje personale reale. Kjo performancë në veçanti, “Përzgjedhja e roleve për ëndërra të lagura” është një koleksion i ri i poezive për dashurinë e njëanshme, fantazitë seksuale dhe ëndërrat me sy hapur.
Duke qëndruar ndërmjet ëndërrave dhe realtietit, personazhi “Lucky Pierre” mund të shihet si një manifestim i aftësisë së dikujt për të transformaur realitetin, për të manipuluar ndjenjat e madje edhe për të ndikuar në të kaluarën-të ardhmen-të tashmen në aspektin e kujtimeve dhe asaj se çfarë dikush zgjedh për të kujtuar si ‘peizazh’ personal – hapësirë reale e jetesës.
Dardan Zhegrova, i lindur në vitin 1991, jeton në Prishtinë. Puna e Dardan Zhegrovës ndërlidhë fluksin ndërmjet gjuhës dhe përkthimin e tij në reprezentime vizuele. Në punët e tij emocioni përdoret si një medium artistik që potencialisht mund të veprojë si mjet përmes të cilit vëmë në pyetje supozimet tona për intimitetin dhe shprehjen. Artisti mund të cilësohet si një poet në një kohë kur afërsia fizike është duke u zëvendësuar me mediumet moderne të komunikimit, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme. Zhegrova përfaqësohet nga galeria LambdaLambdaLambda në Prishtinë.
Ekspozitat e tij grupore me të reja përfshijnë: Zeta Gallery, Tirana (2018); Park View, Los Angeles (2017); National Gallery Kosovo (2017); Galerie Sultana, Paris (2016); FeKK festival i shkurtër i filmit, Ljubljana (2016); Swimming Pool Sofia, Frankfurt am Main (2016) dhe Baushtelle: Balkan Temple, Zurich/Belgrade/Pristina (2015). Ndërsa ekspozitat dhe performancat personale më të reja përfshijnë: LambdaLambdaLambda, Prishtina (2018); Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina, (bashkë me Lola Sylaj), Prishtina (2017); De-Construkt (bashkë me Lola Sylaj), NYC (2017); M, Prishtina (2016) dhe LambdaLambdaLambda, Prishtina (2015).
Rishtazi ai ka performuar “Live-Poetry” në bazament, Tirana (2018) dhe KW Institute for Contemporary Art, Berlin (2018). Dardan Zhegrova u shpërblye me Çmimin Gjon Mili të Galerisë Kombëtare të Kosovës (2017).