Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 është shumë e mahnitur nga cilësia e punëve artistike, si dhe nga ekspozita në Klubin e Boksit këtë vit. Per ne që në të kaluarën kemi qenë pjesë e Jurisë të çmimit “Artistëve e së nesërmes” jemi krenarë të deklarojmë që ekspozita edhe këtë herë paraqet një hap të suksesshëm përpara në zhvillimin e çmimit, dhe po ashtu një shenjë e përparimit që artistët e rinj po bëjnë në Kosovë. Për të gjithë ne, niveli i lartë i punës e bëri shumë të vështirë detyrën e perzgjedhjes së fituesit dhe kaluam dy ditë plot diskutime para se të vinim në vendimin tonë.
Tre artistët në çmimin e këtij viti janë: Dion Zeqiri, Edona Kryeziu dhe Somer Spat.
Dion Zeqiri është përzgjedhur për çmim për herë të dytë; juria ishte e kënaqur t’a shoh zhvillimin e dukshëm në punën e tij. Natyra intime e portretizimit të babait të tij dhe pasojat e sulmit në tru është emocionalisht e rëndë, duke përdorur shtypin dixhital 3D dhe imazhin kompjuterik të trurit, ai distancon shikuesit nga lidhja personale me babain e tij. Ky paradoks është ngacmueshmërisht intrigues. Juria mendon qe ky qendrim mund të trajtohet në mënyre edhe me eksplicite në punën e tij në të ardhmen. Juria është mirënjohëse për përdorimin e tij formal të dritës, siç është mënyra se si ai tërhoqi paralele midis një efekti stroboskopik dhe aftësisë së tij për të shkaktuar humbje te vetedijes te disa persona. Njëlloj, hetimi i Zeqirit në etikën biomjekesore, veçanarisht shqetësimi se ku ndodhet identiteti në trup, është subjekt që ne shpresojmë ai të vazhdoj të hulumtojë në të ardhmen.
Juria u tërhoq nga cilësitë filmike të veprës së Edona Kryeziut, veçanërisht se si ajo gërshetoi së bashku dy rrëfime personale, në mënyrë që të përfaqësojë një shpjegim më të gjerë shoqëror dhe politik për migracionin dhe identitetet e shumta që aq shpesh karakterizojnë shoqërinë bashkëkohore evropiane. Ne vlerësuam se si artistja palosi dhe shpalosi hulumtimin e saj sociologjik përmes vënies se veprës në skenë, e cila nga ana tjetër hapi tregimet për interpretime të ndryshme subjektive, juria mendoi se përpjekja e Edonës për të zgjidhur këto tensione do të përfiton nga nje zhvillim i mëtitjeshem.
Hulumtimi i Somer Spat dhe zbulimi i materialit nga ndërtimi i hekurudhave rreth Prizrenit është mbresëlënës. Duke iu referuar të kaluarës socialiste të Kosovës dhe Jugosllavisë, juria beson se ai eksploron një temë të rëndësishme historike që është gati për ndërhyrje të mëtejshme artistike. Instalacioni i veprës, në të cilën ai kombinon materialin arkivor me imazhet bashkëkohore të sistemit hekurudhor dhe gjendjen e saj të shkaterrimit është e menduar mirë dhe inteligjente. Mënyra se si shikuesit udhëzohen drejt imazhit të gjerë të punëtorëve krenarë vetëm që të kthehen rrotull dhe të qëndrojnë me ta për të spiunuar realitetin aktual të punës së tyre është një dramaturgji imponuese që përkthen kalimin e kohës në një eksperiencë fizike. Videot janë të kompozuara mirë, megjithëse instalacioni i tyre mund të mendohet më shumë në një mënyrë të ngjashme me prezantimin e suksesshëm të fotografive.
Juria mendoi se secili artist e meritoi çmimin dhe vendimi i Jurisë ishte i vështirë. Sidoqoftë, ne kemi bërë një zgjedhje. Ne vlerësuam mbi të gjitha inteligjencën dhe saktësinë e instalacionit, një punë që tregon potencial të madh për të ardhmën e artistit. Ne u mahnitëm në mënyrë të barabartë nga hulumtimi dhe produksioni i dhënë në punë që hedh dritë mbi aspektet e pashpjeguara të së kaluarës socialiste të Kosovës dhe mbase ofron një rrugë të re për angazhimin e artit me historinë e rajonit dhe implikimet e tij bashkëkohore.
Për këto arsye, juria ka vendosur t'i ndajë çmimin Somer Spat. Ne dëshirojmë të përgëzojmë të gjithë finalistët këtë vit, dhe të inkurajojmë Edona Kryeziu, Dion Zeqirin dhe të gjithë artistët nën 35 vjeç që punojnë në Kosovë që të konsiderojnë aplikimin në edicionin e çmimit 2019.
Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi që të inkurajojmë institucionet publike dhe donatorë të tjerë privat që të rrisin mbështetjen për çmimin “Artistët e së nesërmes”, financiar dhe infrasturkturor. Çmimi mundëson qasjen më të madhe të shkëmbimit ndërkombëtar dhe zhvillimit kolektiv për artistë të rinj që punojnë në Kosovë sot.
Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019.
Juria e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019, e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, Sezgin Boynik, teoreticient dhe redaktor, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019.
Juria ka lëshuar këtë deklaratë:
Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 ishte e lumtur që shqyrtoi 16 aplikimet e pranuara nga artistët nga Kosova. Për ne anëtarët e jurisë qe kanë qënë pjesë e jurisë edhe në edicionin e kaluar, ishte inkurajuese të shihet një gamë më e gjerë të mediumeve dhe tematikave te shqyrtuara dhe një profesionalizëm edhe më të madh në shumë prej aplikacioneve. Duket se praktika kritike artistike në Kosovë po zhvillohet mirë dhe shpresojmë që çmimi “Artistët e së nesërmes” të vazhdojë të kontribuojë në një të ardhme ngazëllyese për artistët e vendit.
Juria është shumë e kënaqur të shpallë që finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 janë: Somer Şpat, Edona Kryeziu dhe Dion Zeqiri.
Somer Şpat është përzgjedhur në listën e ngushtë për projektin e tij të jashtëzakonshëm në lidhje me ngritjen dhe rënien e industrisë hekurudhore në Kosovë. Puna e tij tregon përpjekjet kolektive të modernizimit në periudhën Jugosllave dhe kontrastin me tranzicionin shoqëror dhe strukturat e progresit industrial dhe si mbetjet e tyre që gjenden të përfshira në jetën e përditshme kosovare, në mënyra të mrekullueshme.
Edona Kryeziu është një artiste e re që eksploron pasojat personale dhe emocionale të diasporës kosovare dhe përvojën e rritjes larg kulturës familjare. Puna e saj sjell në pah një realitet të përbashkët kosovar me ambivalencë dhe humor, gjithnjë e vetëdijshme për natyrën e ngarkuar të migrimit.
Dion Zeqiri për herë të dytë është përzgjedhur si finalist në çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019 për punën e tij të menqur në skulpturë që shfaq si njohuri për materialet ashtu edhe një lexim të sofistikuar të mundësive të tyre simbolike dhe metaforike.
Juria është e kënaqur me përzgjdhjen dhe mezi pret ekspozitën përmbyllëse të çmimit në dhjetor.
Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të shpallet me 6 dhjetor 2019 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2019.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2019, për punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.
Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2019 organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Technomarket, x-print dhe DZG.