Laboratori i Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë
Roja e natës në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë
E dashura ime, kjo nuk është ajo që duket
Një intervistë me Walter Benjamin, nga Beti Žerovc
19 qershor 2024 në orën 21:00
Henrik Bariç 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Vepra artistike, autori, muzeu, kuptimi, historia, linja e historisë, kolonizimi, kopjet, kujtimet, rindërtimi, dekonstruktimi - si mendojmë për historinë, artin dhe veten në fushën e artit apo jetës? Për ne artistët, mendimtarët, kuratorët ose përjetuesit (publiku), ky është një rast për të pasë një këndvështrim të ndryshëm mbi atë që është bërë dhe për të marrë kohë për të menduar dhe të reflektuar për atë që po e bëjmë, ose planifikojmë ta bëjmë.
Në fushën e artit bashkëkohor, koncepte të tilla si të qenit një artist i pavarur, kurator i pavarur, muze eksperimental dhe koleksion pa autor janë shfaqur si elemente kryesore që sfidojnë paradigmat konvencionale të krijimit, kurimit dhe prezantimit. Këto nocione çrregullojnë normat e vendosura dhe nxisin inovacionin, përfshirjen dhe diskursin kritik brenda botës së artit dhe më gjerë. Ne do t’i shqyrtojmë këto çështje në ndërlidhje me Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë dhe do t’i shqyrtojmë këto koncepte gjerësisht duke menduar në raport me skenën vendore dhe ndërkombëtare në të tashmen dhe për të ardhmen. Për këtë qëllim do të lexojmë intervistën e Beti Žerovcit me Walter Benjamin, pjesë e librit “Çfarë është arti modern? Seria hyrëse e artit modern 2”.
Ne do të fillojmë duke eksploruar veprat e artit të ekspozuara në muzeun tonë, duke hapur skenën për diskutim. Fokusi ynë do të jetë se si historia, kolonizimi dhe kujtesa ndikojnë në botën e artit dhe perceptimin tonë, dhe se si arti dhe historizimi përmes muzeve mund të ndikojnë në shoqëri. Kjo ngjarje është krijuar për artistë, mendimtarë, kuratorë dhe entuziastë të artit, dhe publik të gjerë të interesuar. Është një rast për të ndarë këndvështrimet tuaja, për t'u angazhuar në dialog kuptimplotë dhe për të fituar një dituri më të thellë se si arti ndikon dhe pasqyron identitetet dhe historitë tona.
Walter Benjamin është një nga mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, si botues i një sërë veprash mbi kulturën dhe shoqërinë. Megjithatë, ai është më i njohur për idetë e tij mbi artin dhe autenticitetin, duke sfiduar supozimin se vepra arti origjinale është më e vlefshme për shoqërinë sesa riprodhimi i saj fotografik. Ai ishte i lidhur me një grup intelektualësh dhe filozofësh gjerman të njohur kolektivisht si Shkolla e Frankfurtit, megjithëse nuk ndante gjithmonë pikëpamjet e tyre radikale politike mbi shoqërinë moderne.
Eseu i tij "Vepra e artit në epokën e riprodhimit mekanik" (1936) ishte një analizë e mprehtë e rëndësisë sociale të fotografisë, ndërsa projekti i tij Arcades (1927-40) ndihmoi në vendosjen e themeleve të asaj që u bë e njohur si teoria kritike dhe kulturore. Shkrimet e tij kanë një ndikim të thellë në teorinë estetike, kritikën kulturore dhe letrare, praktikën artistike dhe shfaqjen e lëvizjeve të ndryshme të artit postmodern.
Beti Žerovc është një historiane dhe teoriciene e artit nga Sllovenia. Ajo ka doktoruar në histori arti nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Lubjanës, ku punon si studiuese. Fushat e saj të kërkimit janë arti pamor dhe sistemi i artit që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke u fokusuar në rolin e tyre në shoqëri.
Žerovc është autore e artikujve të shumtë në Maska (Ljubljanë), Život umjetnosti (Zagreb), Springerin (Vjenë), Site (Stockholm), Manifesta Journal, dhe gjetkë, si dhe disa libra në sllovenisht: Rihard Jakopič – Artist dhe Strateg ( krh., 2002), Kuratori dhe Arti Bashkëkohor: Bisedat (Maska, 2008) dhe Arti kuratorial: Roli i kuratorit në artin bashkëkohor (Znanstvena založba Filozofske fakultete, 2010).
+
Materiali i leximit është në dispozicion në anglisht.
+
Kjo ngjarje dhe seria janë pjesë e ushtrimeve hulumtuese dhe mësimore, pjesë e laboratorit të programit edukativ të Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë, pjesë e aktivitetit 2 të programit "Fuqizimi i Angazhimit Kulturor dhe Rritja Artistike në Kosovë - FAKRRA”.
Programi është një ndërhyrje programore e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë që bazohet në anketat dhe hulumtimet e vazhdueshme të rrethanave aktuale në institucionet e pavarura, skenës së artit dhe kulturës në Kosovë dhe zhvillimet në politikat publike. dhe institucionet publike, dhe institucionet pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.