Konkurs për artistët që punojnë në Kosovë
Afati për aplikim: 23 Shkurt 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me University of the Arts London (UAL), ofron mundësinë për dy artistë ose grupe artistësh që të krjojnë një vepër arti në kuadër të temës të projektit hulumtues që shqyrton potencialin e arteve për të kontribuar pozitivisht në shoqëritë pas konflikteve.
Dy projekte do të përkrahen në Kosovë.
Natyra e veprave është tërësisht e hapur dhe mund të ketë çfarëdo lloj forme, përfshirë skulpturën, filmin, performancin, artet e bukura dhe fotografinë.
Propozimet që nxisin ose përfshijnë angazhim shoqëror apo janë të përfshira në pjesëmarrje ose bashkëpunim me një komunitet apo mes disa komuniteteve janë veçanërisht të mirëseardhura.
Honorari për veprën do të jetë 3000 Euro, përfshirë këtu edhe shpenzimet e realizimit. Projekti do të zhvillohet gjatë periudhës shkurt - maj 2018 me qëllim të ekspozimit të veprës finale, varësisht nga natyra e veprës, në ekspozita që do të organizohen në vitin 2018 në Sarajevë, Prishtinë dhe Londër.
Projekt propozimi për këtë konkurs do të vlerësohet nga juria e përbërë nga Dr. Paul Lowe, University of the Arts London (UAL), Dr. Milena Michalski, Kings College, Albert Heta - Stacion Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Erëmirë Krasniqi, Oral History Kosovo, dhe Nebojša Milikić, REX Cultural Center, Beograd.
Projekt propozimet duhet të përmbajnë më së shumti 1000 fjalë dhe të dërgohen ne gjuhën angleze së bashku me CV – të e artistëve në email adresën: application@stacion.org.
Konkursi është i hapur deri me datën 23 shkurt 2018.
Konteksti i projekteve artistike
Projekti është një element i veçuar i një hulumtimi që kërkon të krijojë, dizajnojë dhe implementojë një seri të intervenimeve artistike në vendet e ish-Jugosllavisë.
Çdo intervenim do të përfshijë angazhimin e një artisti apo grupi artistësh që të realizojnë intervenimin në formë të veprës artistike. Intervenimet do të hulumtojnë se si praktika të ndryshme artistike do të mund të ndikojnë në perceptimet e grupeve brenda rajonit. Çdo intervenim do të vlerësohet duke matur ndikimin e tyre tek artistët dhe pjesëmarrësit e përfshirë në krijimin e veprave si dhe tek publiku i përcaktuar ose publiku i gjerë. Duke trajtuar procesin artistik të shfaqur dhe projektin artistik si model, kur nuk mund të parashikohet çfarë ndikimi do të ketë vepra, hulumtimi fokusohet edhe në dokumentimin dhe zënien e procesit kreativ artistik, reagimin e komunitetit ndaj intervenimit artistik dhe veprën finale si rezultat.
Duke përdorur metoda kualitative dhe pjesmarrëse, hulumtimi është i ndarë në dy fusha.
Hulumtimi mbi procesin krijues artistik dhe ethosin artistik – intervistimi i artistit, dokumentimi vizual dhe botimet artistike – me qëllim të tentimit të zënies dhe dokumentimit të shfaqjes së kualitetit të procesit artistik për publikun jo – artistik (shembull publiku që tenton të kuptojë dhe përcaktojë në mënyrë kuantitative procesin kreativ).
Hulumtimi mbi reagimin e komunitetit ndaj veprave artistike. Veprat do të instalohen brenda hapësirave muzeale, ndërkaq publiku pëgjigjet duke u vlerësuar përmes pyetësorëve dhe fokus grupeve.
Ky projekt zhvillohet si pjesë e projektit hulumtues AHRC që hulumton konceptet dhe praktikat e pajtimit si dhe potencialin e rolit të arteve dhe praktikave artistike në aktivitetet e pajtimit. Projekti hulumtues ka filluar në janar të vitit 2017 dhe do të përfundoj në dhjetor të vitit 2018. UAL është duke realizuar hulumtimin mbi potencialin e arteve për të kontribuar pozitivisht në shoqëritë e post konfliktit. Hulumtimi do të përfshijë angazhimin e artistëve për disa intervenime artistike që më pas do të vlerësohen mbi ndikimin që kanë pasur.
Art and Reconciliation është një projekt hulumtues inovativ dhe ndër-disiplinor bashkëpunues që përfshin King’s College në Londër (Studimet e Luftës), the London School of Economics (Qeverisja) dhe Universiteti i Arteve në Londër ( Kolegji për Komunikim), [Project Team] dhe bashkëpunime të nivelit jo akademik në fushën e dizajnit, prodhimit dhe dërgesës përmes angazhimit të artistëve nga mediume të ndryshme që të kriojnë dhe zhvillojnë praktikat artistike dhe artifakte.
Ky projekt ndër – disiplonor kombinon historinë, metodologjitë për zgjidhjen e konflikteve, praktikat artistike dhe kreative si dhe shkencat sociale kualitative dhe kuantiative. Ekipi i ekspertëve hulutues përfshin Dr. Rachel Kerr dhe Professor James Gow nga Department of War Studies at King’s College London, Dr. Denisa Kostovicova, Department of Government, London School of Economics, dhe Dr. Paul Lowe nga London College of Communication, University of the Arts in London.
Për më tepër, projekti përfshinë artisten në rezidencë, Dr. Milena Michalski që do të punojë së afërmi me partnerët nga OJQ-të dhe institucionet e artit dhe kulturës që të formësoj dhe dizajnoj projektin, produkcionin dhe shfaqjen e projektit.
Hulumtimi financohet përmes skemës për grante të mëdha themeluar nga Arts and Humanities Research Council (AHRC), përmes Conflict Theme of the Partnership for Conflict, Crime and Security Research (PaCCS) si dhe përmes Global Challenges Research Fund (GCRF).