• Kursi 2: Political Posters? What Do Contemporary Art and Graphic Design Have in Common?
Kursi 2: Political Posters? What do Contemporary Art and Graphic Design Have in Common?
Kursi 2: Political Posters? What do Contemporary Art and Graphic Design Have in Common?
Udhëhequr nga Miran Mohar
16 – 20 Korrik 2019


Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Kjo punëtori përbëhet fillimisht nga dy ligjerata të titulluara:
1. Çfarë kanë të përbashkët Arti Bashkëkohor dhe Dizajni Grafik?
2. Plakatët politik të New Collectivism (Kolektivizmit të Ri) dhe referencat historike. Secili pjesmarrës do të punojë në plakatin e tij/saj me përkrahjen e Miran Mohar dhe asistentit të tij për të treguar si të përdoren programet grafike (Adobe Illustrator, Photoshop dhe Indesign). Plakatët duhet t’i referohen situatës aktuale politike në Kosovë, rajonit më të gjërë apo BE.
Pjesëmarrësit janë të lirë të zgjedhin temën. Tutori do t’i udhëheqë ata se si të përdorin gjuhën grafike dhe artistike për të krijuar dhe shpërnda porosi të fuqishme vizuele që shkojnë përtej propagandës së përditshme banale. Dimensionet finale të plakateve do të jenë 68 x 98 cm (vertikalisht ose horizontalisht) dhe duhet të printohen në përpjesën 1:1. Rezultatet/plakatet finale do të shfaqen publikisht (është opsionale printimi në një publikim me edicion të limituar).


Biografia
Miran Mohar (i lindur më1958 në Novo Mesto, Slloveni) është artist i cili punon dhe jeton në Ljubljanë. Ai është anëtar i grupit artistik Irwin dhe bashkë-themeluës i kolektivit artistik (NSK) Neue Slovenishe Kunst, studios për dizajn grafik New Collectivism si dhe Teatrit Scipion Nasice Sisters. Që nga 2008, mban pozitën e profesorit të asocuar dhe zëvendës dekan në AVA, Academy of Visual Arts në Ljubljanë dhe profesorit të ftuar në UBT Universitit në Prishtinë që nga 2017. Ai është gjithashtu tutor në SCCA World of Art curatorial school. Që nga viti 1983 ka bërë një seri të dizajneve për teatro dhe kompani të vallëzimit duke përfshirë Randy Warshaw Dance Company, Scipion Nasice Sisters Theatre, Red Pilot dhe En Knap Dance Company. Ai është gjithashtu bashkëthemelues dhe anëtar i lëvizjes arkitekturore Maja Farol dhe që nga 2001 është anëtar i Parlamentit Kulturor Euopian. Si anëtar i ekipit të dizajnit grafik New Collectivism, ai ka bashkëdizajnuar libra, plakate dhe prodhime të tjera të dizajnit grafik për këto institucione: P.S.1/ MOMA Nju Jork, Museum of Modern Art Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, Scipion Nasice Sisters Theatre, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel dhe të tjerë.