• Kursi 5: Experience of the Unknown and Politics in Art
Kursi 5: Experience of the Unknown and Politics in Art
Kurs 5: Përvoja e të panjohurës në politikë dhe art
Udhëhequr nga Bernhard Rüdiger
23 – 31 Korrik, 2018


Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Duket të jetë një kufi i padukshëm për të cilin nuk flitet, që ndanë botën e artit bashkëkohor në dy blloqe. Njëra anë është më pak e angazhuar në çështje politike – në këtë pjesë të botës së artit mundet lehtë me u bisedu për “trajtë” dhe “formë”, për lirinë kreative, dhe proceset shpikëse – ndërsa në anën tjetër çështjet politike qëndrojn në sipërfaqe, ku procesi i demonstrimit, dokumentimit dhe ushtrimeve kriktike luan një rol vendimtar. “Përvoja e të panjohurës në politikë dhe art” tenton të gjejë një mangësi në këtë kufij të pafolur, duke tentuar të lidhë lirinë krijuese, “l’art pour l’art”, me qëndrime kritike dhe politike në art bashkëkohor. Pika fillestare do të jetë një ushtrim praktik dhe kolektiv të kuptimit dhe veprimit, me një projekt që tenton të përfundoj me prodhimin e qëndrimeve personale të paparashikueshme. Kjo punëtori kolektive bazohet në leximin e disa nga figurave kryesore të FLUXUS – si Beuys ose Nam June Paik – dhe interpretimin për idetë kreative dhe kritikë të figurave kryesore të “Sturm und Drang”, lëvizjeve shoqërore të poetëve dhe shkrimtarëve gjerman, Johann Wolfgang von Goethe dhe Friedrich Schiller. Thënë thjesht, kursi është një përvojë praktike, personale dhe kolektive që tenton të bashkoj përsëri proceset e demonstrimeve me ato të panjohurat në prodhimin e artit.

Biografia
Bernhard Rüdiger, lindur në Itali (Romë, 1964) punon dhe jeton në Paris. Ai ka diplomuar nga Accademia di Belle Arti në Milan me Luciano Fabro, dhe sot ligjëron në Lion, pas një kohe si ligjeruës në Tours dhe Valenciennes. Ai është redaktor në revisten Tiracorrendo dhe ka qenë bashkëthemelues i galerisë së artistëve Lo Spazio di Via Lazzaro Palazzi, një hapësirë e frekuentuar në skenën e artit në Milan nga 1989 deri me 1993. Puna e tij ballafaqon vizitoret me një përvojë fizike që përfshin objektin, trupin dhe hapësirën. Njëkohësisht modele monumentale dhe pjesë arkitekturale, përmes aranzhimit të përpikt hapësinor dhe akustikë, puna e tij tenton të hulumtoj historinë, në veçanti historinë e vendeve. Përshembull, në një kopsht semi-privatë në residencën Perrin në Lion, Rüdiger ka instaluar një model të zvogëluar të ndërtesave të ulëta të cilat ishin shkatërruar me 2004 gjatë rinovimit të zonës në 2004, të cilat risjellin historinë dhe kulturën industriale të vendit. Punët e Rüdiger po ashtu sygjerojnë një përvojë fizike të drejtpërdrejt dhe të mundësisë që një punë mundet me reagu ndaj prezencës së vizitorit a po të elementeve në natyrë. Të gjitha projektet e Rüdiger përcjellën me studime të modeleve në karton, dru, hekur, si dhe të vizatimeve, por të cilat janë shumë më tepër se vetëm faza të procesit krijues. Ato përbëjnë një pjesë të plotë të punës, dhe kanë prezencë në prezentime dhe në aranzhime që përfshijnë diku 30 vitrina. (Pjesë nga Nadine Labedade, FRAC Centre Orléans).