• Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova: Rosehip
Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova: Rosehip (Trëndafili i egër)

Rosehip
Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova

27 Shtator 2017 – 21 Tetor 2017
Hapja: 27 Shtator 2017 në ora 20:00
Ligjeratë performancë: 29 Shtator 2017 në ora 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Rruga Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentojë Rosehip (Trëndafili i egër), ekspozitë personale me Lola Sylajn dhe Dardan Zhegrovën.

Rosehip kontsruktohet mbi hulumtimin artistik me venddodhje në New York, bazuar në film, performancë dhe muzikë. Ky projekt rikrijon skena filmash të njohur që kanë pasur identitet vizual të madh të cilin e kanë transmetuar përmes kinemasë.
Duke qenë fizikisht prezent në një vend të përjetuar së pari virtualisht dhe duke ndjerë që “magjia” e kinematografisë tashmë është larguar, artistët sjellin pyetjen se çfarë na servohet për perceptim por dhe në të njejtën kohë sjell nevojën tonë për të arrirë dhe mishëruar këtë magji nëpërmjet Rosehip.

Ne jemi ajo çka shohim në televizion dhe në mediat e popullarizuara. Pa marë parasysh ku jetojmë, identiteti ynë ndikohet shumë më shumë nga filmat, muzika dhe media sesa ambienti që na rrethon.

Stereotipet e konstruktuara nga reportazhet mediale mund të shihen si modele për të tu ndjekur dhe në të njejtën kohë të funksionojnë si memorial që është neglizhuar nga vetëdija kolektive. Ajo që ne përjetojmë virtuailsht mund të mos jetë e vërtetë por formëson idetë dhe gjykimet tona mbi normat dhe shoqërinë.

Trëndafili i egër je ti, Trëndafili i egër jam unë, Trëndafili i egër jemi ne, Trëndafili i egër janë ata, Trëndafili i egër është ai dhe ajo, Trëndafili i egër është një qen, Trëndafili i egër është një shishe, Trëndafili i egër është një tavolinë.

Pas zbarkimit në lokacionin e hulumtimit magjia humbi, artistët ishin duke e kërkuar magjinë dhe vazhdonin ta shihnim larg. Trëndafili i egër është një lule e egër e rritur pa diell, pa kujdes, rritet në hije, gjithkund.

E gjitha është vetëm një tortë!

Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova punojnë si duo por edhe në mënyrë të pavarur me artistë të tjerë.

Lola Sylaj është pjesë e HAVEIT, një kolektiv i 4 grave artiste arti i të cilave rrebelohet me furi kundër fuqisë, nacionalizmit, diskriminit ndaj LGBT-ve dhe shtypjes së grave që dominon në shoqërinë e Kosovës.
Ato poashtu punojnë për të ilustruar përpjekjen e tyre me vështirësitë e përditshme me të cilat konfrontohen shumica e qytetarëve sot.
Performancat e tyre artistike shpesh vihen në skenë nëpër hapësirat publike.

Puna e Dardan Zhegrovës luan me rrjedhjen në mes gjuhës dhe përkthimit të saj në një reprezentim vizual. Në veprat e tij emocioni përdoret si medium artistik që potencialisht mund të veprojë si qëllim për të vënë në pyetje supozimet tona mbi intimitetin dhe të shprehurit. I njohur më së shumëti për videot e realizuara, artisti mund të shikohet si poet në një kohë ku përafrimi fizik po zëvendësohet nga disponueshmëria e kudogjendur përmes mjeteve moderne të komunikimit.
Dardan Zhegrova përfaqësohet nga LambdaLambdaLambda.

Rosehip me Lola Sylajn dhe Dardan Zhegrovën është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe pjesë përbërëse e çmimit “Artistët e së nesërmes”.
Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova janë fituesit e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016.

Anne Barlow, Petrit Halilaj, Miran Mohar, Milica Tomić dhe Anna Witt qenë anëtarë të jurisë së “Artistët e së nesërmes” 2016.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e Çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.

Çmimi “Artistët e së nesërmes”mbështetet nga:
Banka Raiffeisen dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Rosehip me Lola Sylajn dhe Dardan Zhegrovën mbështetet edhe nga: Komuna e Prishtinës, X-Print dhe DZG.