Petrit Halilaj: Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin
5 Qershor 2017 - 5 Tetor 2017
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentojë ekspozitën “Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin” nga Petrit Halilaj.
“Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin” përbëhet nga mulli sane të konstruktuar në oborrin eStacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Megjithatë, pas një vëzhgimi nga afër këta mullinj shpërfaqin vetveten si kasolle të vogla me hapësirë të brendshme të mjaftueshme për dy njerëz të shtrirësë bashku në vetmi. Kokrrat e fasuleve të mbjellura në bazën e strukturës, i referohen jo vetëm fasuleve“magjike” të përrallës me Jack-un dhe kërcyllit të fasules ( dhe të gjitha premtimeve për pasuri dhe aventurë që ato ndjellin), por ato japin edhe një metaforë për rritjen e dashurisë që është edhe qëllimi i ndërtimit të kasolles.
“Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin” është ekspozita e dytë e Petrit Halilajt që okupon hapësirën publike të oborrit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe paraqet vazhdimin e bashkëpunimit që krijon intervenime specifike për ambiente të caktuara brenda kontekstit të dhënë.
“Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmen” (17/12/2009 - 6/2/2010) është bashkëpunimi i parë me Petrit Halilajn që jo vetëm nxiti rrjedhën e bashkëpunimit me artistin por gjithashtu shënoi fillimin e një numri ekspozitash dhe projektesh të zgjedhura që kanë shfrytëzuar hapësirën specifike dhe të limituar të oborrit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë që prej vitit 2010.
Në kontekst më të gjerë, kjo vepër akoma prezenton një nga rastet e rralla kur projekte të artit bashkëkohor okupojnë hapësirat publike në Prishtinë.
Hapësira publike nuk ekziston as si definicion e as si shprehje në Ligjin për Planifikim Hapësinor të Republikës së Kosovës.
I lindur më 1986 në Kostërrc (Skenderaj-Kosovë), Petrit Halilaj jeton dhe vepron në Bozzolo (Itali), Berlin (Gjermani) dhe Prishtinë (Kosovë).
Historia e jetës së Petrit Halilajt, e pikëzuar nga çrrënjosjet dhe trauma, është e ndërthurur thellësisht me atë të vendit të tij, Kosovës. Pas përjetimit të luftës dhe zhvendosjes bashkë me familjen e tij gjatë periudhës së fëmijërisë, puna e tij shpesh përdor narativën personale si pikënisje drejt zgjatjes për më tutje, përmes një praktike optimiste, poetike dhe shume shpesh edhe humoristike.
Ekspozita “Petrit Halilaj: RU”, e kuruar nga Helga Christoffersen, hapet me 27 Shtator 2017 në New Museumi, New York, SHBA.
Ekspozita të tjera personale të hapura në vitet e fundit përfshijnë: HangarBicocca, Milano (2016); Kölnischer Kunstverein, Köln (2015); Bundeskunsthalle, Bonn (2015); Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2014); Wiels, Brussels (2014); dhe Fondation d’Enterprise Galeries Lafayette, Paris (2013). Puna e tij është prezentuar në Biennalen e Venecias (2017); Muzeun Izraelit, Jerusalem (2016); Muzeu Marino Marini, Florence (2015); S.A.L.T.S., Zvicërr (2015); Punta della Dogana, Venecia (2015); Museion, Bolzano (2013); Muzeu i ri, New York (2012) dhe në Bienalen e 6-të në Berlin (2010).
Më 2013, Petrit Halilaj përfaqësoi Republikën e Kosovës në pavilionin e parë zyrtar kombëtar në Bienalen e 55-të të Venecias. Së fundi ai është shpërblyer me përzgjedhje speciale nga juria e Biennales së 57-të të Venecias si dhe është fituesi i çmimit Mario Merz 2017.
Përveç tjerash në vitin 2015 ai ka nisur Findacionin Hajde!, si platformë që mbështet artistët e rinj nga Kosova.
“Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin” është pjesë e programit të ekpozitave të Shkollës Verore Summer School as School 2017.
Summer School as School 2017 organizohet në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation.
“Astronautët panë punën time dhe filluan të qeshin” është mbështetur ecdhe nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës dhe DZG.