• Black Wave me Boris Buden dhe Sami Khatib
Programi i Shkollës së Filmit: Black Wave me Boris Buden dhe Sami Khatib

Programi i Shkollës së Filmit: Black Wave me Boris Buden dhe Sami Khatib në Shkolla Verore si Shkollë 2018
28 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ka kënaqësinë të prezentoj Programin e Shkollës së Filmit.
Programi i Shkollës së Filmit është pjesë e programit publik të Shkolla Verore si Shkollë, e dizajnuar për të hulumtuar modele specifike të prodhimit të filmit, që kanë ndikim në pozicione shoqërore, politike dhe artistike. Programi i Shkollës së Filmit i Shkollës Verore si Shkollë 2018 përqendrohet në Black Wave, një tendencë e fimit Jugosllav si pasojë e liberalizimit politik dhe ekonomik të vendit gjatë viteve 1960 dhe ’70.

Programi i Shkollës së Filmit me Boris Buden dhe Sami Khatib përqëndrohet Živojin Pavlović, Kad budem mrtav i beo (Kur jam i vdekur dhe i larguar).

Živojin Pavlović, Kad budem mrtav i beo (Kur jam i vdekur dhe i larguar) është përzgjedhur nga Boris Buden për Programin e Shkollës së Filmit të Shkolla Verore si Shkollë 2018. Filmi është material citat që përdoret nga Boris Buden dhe Sami Khatib për diskutimet publike pas shfaqjës së filmit.

Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka pranuar titullin për PhD në Teori të Kulturës nga Universiteti Humboldt, Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulture. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Sigmund Freud. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [The Pit of Babel: Is Culture Translatable?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Promises of a Concept] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zone of Transition: On the End of Post-communism] (2009). Buden është pjesë e Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.

Sami Khatib mban titullin M.A. në Media Studies and Philosophy (2004) (Studime mbi media dhe Filozofi) dhe Ph.D. për Media Studies (Studime mbi media) nga Freie Universität Berlin (Gjermani). Pas përfundimit të bursës postdoktorale Andrew Mellon në Qendrën për Art dhe Shkencave Humane në Universitetin Amerikan të Bejrutit (2015/16) ai i bashkagjitet Departamentit për Arte të Bukura dhe Histori të Artit në AUB si “Whittlesey” Profesor Asistent i ftuar. Puna e tij mbërthen fushat e Teorisë së Estetikës, Teorisë Kritike, Teori e Medias dhe Studime Kulturore me fokus të veçantë në mendimet e Walter Benjamin. Fusha e tij e ekspertizës është Filozofia Kontinentale e shekullit të 19-të dhe 20-të, e theksuar mbi Shkollën e hershme të Frankfurtit, Kantin, Idealizmin Gjerman, Nitçen, Marksin, Frojdin dhe post-Strukturalizmin. Ai është autor i librit mbi Walter Benjamin (Marburg: Tectum, 2013), një përkthim në gjuhën angleze i titulluar “Teologjia pa fund”, Dislokimi i Mesianit nga Walter Benjamin pritet të vijë. Para kësaj, ai gjithashtu ka ligjeruar për Studime Kulturore dhe Mediale në Universitetin Freie në Berlin.
Në vitin 2012 ai është shpërblyer me bursën për rezidencë nga Akademia ndërdisiplinare Jan van Eyck, instituti post – akademik për hulumtim dhe produksion në fushën e arteve të bukura, dizajn dhe teori, në Maastricht (NL). Ai poashtu ka publikuar gjerësisht në volume dhe revista ndërkombëtare.