Regjistrimi dhe Kushtet e Përgjithshme
Regjistrimi presupozon pranimin e kushteve të përgjithshme.
Shkolla Verore si Shkollë është dizajnuar për studentët e artit pamor, historisë së artit, studimeve kuratoriale, arkitekturës, skenografisë dhe filmit, muzicikës, sociologjisë, antropologjisë, filozofisë si dhe për artistët, arkitektët, kuratorët, dizajnerët, muzicientët, filozofët, shkrimtarët dhe të interesuarit e tjerë për art, arkitekturë, dizajn, muzikë, shkrim, publikim dhe arsim në art.
Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.
Programi mbahet nga 16 Korriku deri më 2 Gusht, 2018.
Afati për aplikim është 25 Qershor 2018.
Pagesa e pjesëmarrjes në kurset e Shkolla Verore si Shkollë është 300€.
Një numër i kufizuar i bursave që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje janë në dispozicion. Pjesëmarrësit e Kosovës kanë përparësi në marrjen e bursave të kërkuara për pjesëmarrje dhe regjistrimin në kurset e zgjedhura.
Pagesa për pjesëmarrje duhet të kryhet pasiqë të keni pranuar konfirmimin me shkrim që jeni regjistruar nga SSAS. Pagesa përfshin pjesëmarrjen në kurset dhe certifikatat. Pagesa nuk përfshin kostot e materialeve individuale, pajisjet personale, ekskurzione të mëtutjeshme, akomodim apo shpenzime të udhëtimit.
Pranimi final në kurs do të konfirmohet pas që të kemi pranuar konfirmimin e pagesës së plotë.
Afati i fundit për të kryer pagesën është 6 Qershor 2018.
Anulimi
Në rast të anulimit, para datës 10 Korrik 2018, pagesa për pjesëmarrje rimbursohet për studentët e regjistruar. Anulimi pas kësaj date nuk siguron rimbursimin e pagesës së pjesëmarrjes.
Sigurimi
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë nuk është përgjegjës për aksidentet, vjedhje, a po ndonjë dëmtim që mund të ndodhë gjatë kursit.
Mbrojtja e të Dhënave
Ne nuk do të përdorim të dhënat e juaja përsonale në asnjë mënyrë, përpos për regjistrim në Shkolla Verore si Shkollë. Ju me regjistrim pranoni që ndonjë imazh i juaj gjatë Shkolla Verore si Shkollë mund të publikohet dhe të përdoret për qëllime të promovimit të programit.