• Shkolla Verore si Shkollë 2020
Shkolla Verore si Shkollë 2020
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj sesionin e gjashtë të Shkolla Verore si Shkollë.

Programi mbahet nga 3 – 19 gusht, 2020.

Thirrja e hapur për pjesëmarrës në Shkolla Verore si Shkollë 2020 do të shpallet në Shkurt 2020.

Programi i vitit 2020 i Shkollës Verore si Shkollë do të zhvillohet rreth 15 kurseve, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programin shkollës së filmit, DJ sesionet, ekspozitat nga artistët, shkrimtarët dhe studiuesit.

Deri në dhjetë aplikantë do të përzgjidhen për të marrë pjesë në çdo kurs. Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs.

Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të edukimit dhe bashkëpunimit artistik.

Institucionet kryesore partnere të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkollë 2019 ishin, École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, France, IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Press to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, ZETA Center for Contemporary Art, Tiranë, Institute for Contemporary Art, Podgoricë, Sonemus Association, Sarajevë, Independent Curators International – ICI, New York.

Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2019 është zhvilluar rreth 14 kurseve, programit publik me ligjerata, konferenca, performance, programin e shkollës së filmit, DJ sesionet, ekspozitat nga artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, duke përfshirë: Julieta Aranda, Franc Ashiku, Zdenka Badovinac, Eva Birkenstock, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Qendresë Deda, Adrian Deva, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Tone Hansen, Albert Heta, Edi Hila, Koh Nguang How, Hristina Ivanoska, Ana Janevski, Liburn Jupolli, Sami Khatib, Nadežda Kirćanski, Elzbieta Matynia, Ari Benjamin Meyers, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Zef Paci, Cesare Pietroiusti, Armina Pilav, Petrit Pula, Sonja Radaković, Bernhard Rüdiger, Yll Rugova, Renata Salecl, Silke Schmickl, Driton Selmani, Branimir Stojanović, DJ Tahira, Gáspár Miklós Tamás, Tatiana Tarrago, Marina Otero Verzier, Jelena Vesić, Anton Vidokle dhe Gëzim Visoka, ndër të tjerë.

132 pjesëmarrësit e përzgjedhur për Shkollën Verore si Shkollë 2019 erdhën nga 37 vende, duke përfshirë: Austri, Australi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bjellorusi, Brazil, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Francë, Gjermani, Greqi, Gjeorgji, Hungaria, Italia, Iraku, Izraeli, Republika e Kosovës, Kinë, Kroaci, Lituania, Libani, Maqedonia e Veriut, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Serbia, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëri, Zvicra, Tajvani, Turqia, Tunizia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, etj.

Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.

Në përfundim të secilit kurs, studentëve do të ju lëshohet çertifikata që konstaton ekuivalencën e kredive të Sistemit Europian për Transferimin dhe Akumilimin e Krediteve (ECTS) nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë dhe École nationale supérieure des beaux-arts (ENSBA) de Lyon, Francë.