- Permanence in the Ephemeral Displaced
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor PrishtinëPërhershmëria në të përkohshmen e zhvendosurBrilant MilazimiKuruar nga Albert Heta23/12/2024 - 17/02/2025Hapja: 23/12/2024, ora 20:00Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e KosovësGoogle Maps: https://g.co/kgs/pEzmtDnStacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën "Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur", ekspozitë personale me Brilant Milazimin kuruar nga Albert Heta."Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur" me Brilant Milazimin është ekspozita e fundit e programit vjetor të ekspozitave të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2024 dhe moduli final i Çmimit Artistët e së nesërmes i krijuar për të ofruar një ekspozitë personale për fituesit e Çmimit.Ekspozita "Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur" eksploron tensionin midis momenteve të përkohëshme dhe ndikimin e përballuar, ku ajo që është kalimtare gjen kuptim në zhvendosje dhe sfidon konceptet konvencionale të stabilitetit dhe vazhdimësisë. Hapësira dhe koha ndryshojnë brenda nesh kur kushtet e jashtme ndryshojnë; trupat tanë ndryshojnë përjetësisht përgjatë zhvendosjes. Kosova, vendi i origjinës së zhvendosjes të detyrueshme dhe të padetyrueshme (fizikisht), në vete përmban histori të mallit për shtëpinë (vendin), dhe trendin e migrimit të dekadës së fundit të nxitur nga ndikime politike, ekonomike, sociale, që po vazhdon. Ndërmjet viteve 2012 dhe 2022, më shumë se 338 mijë qytetarë emigruan nga Kosova - 41,553 vetëm në vitin 2022.Kjo gjendje e vazhdueshme e fluksit ndryshon aftësinë tonë për të përcaktuar ndjenjën e vetvetes dhe identitetin e brendshëm. Imazhet e shpërndara të portreteve të njerëzve që largohen, enden, që nuk janë në gjendje të shijojnë momentet e vogla të kohës së lirë dhe mbajnë veten (kapen) pas kujtimeve të kohës së kaluar së bashku dhe me të tjerët, dhe vetmisë, janë simbole që shihen në pamjet, setet, objektet dhe figurat e theksuara nga Brilant Milazimi. Puna e tij kap identitetet dhe historitë e fragmentuara dhe fluide të atyre që u formuan nga zhvendosja, duke ofruar pikëpamje të jetëve të përcaktuara nga lëvizja, malli dhe dëshira. Në një botë ku njerëzimi e gjen veten në një çrrënjosje të vazhdueshme nga atdheu i tij, me 3.6% të popullsisë globale të raportuar si emigrantë në vitin 2020, është bërë e rëndësishme që njeriu të ndërtojë shtëpinë e tij në diçka tjetër përveç tokës fizike ku ka lindur. Njerëzit bëhen hapësirë dhe shtëpi për ne kur njerëzit rreth nesh na duan mjaftueshëm, kur kujdesen mjaftueshëm ose në mënyrën "e duhur". Pamundësia për të bërë një shtëpi të sigurt në hapësirën fizike për të tjerët dhe veten tonë, për shkak të faktorëve të jashtëm ose rrugëtimi drejt një ëndrre për një shtëpi larg vendit, ku jeta duket më e lehtë dhe më e sigurt, çrregullon lidhjet intime, familjet, lidhjet e tjera të afërta dhe mënyrën se si shoqëria zhvillohet. Pamundësia për ta pasur fizikisht, për ta pushtuar dhe materializuar shtëpinë në shoqëri, shpesh prishë modelin tonë të brendshëm të shtëpisë - atë që simbolikisht përfaqëson shtëpinë brenda nesh - shtëpinë në marrëdhënie njerëzore.Pamjet që i ruajmë, i shfaqim dhe ia dërgojmë njëri-tjetrit gjatë komunikimit bëhen simbole të një lidhjeje që ekziston në kohë (dhe hapësirë të brendshme përtej kohës). Përpjekja për të krijuar lidhje midis realiteteve dhe për t'i pasqyruar realitetet në botën materiale përmes artit duket si mekanizëm përballimi - pasi arti shkon përtej hapësirës dhe kohës dhe mënyrave formale të shprehjes së ndjenjave në botën e ditëve të sotme të dominuar nga emotikonat për shfaqjen e ndjenjave, dhe raportet dhe bisedat virtuale.Ashtu si shumica e tregimeve tona, edhe ky tregim është për udhëtimet personale dhe kolektive drejt një jete më të mirë, fatit, humbjes dhe të ardhmeve të ndritura imagjinare që shpesh zhduken.Këto vepra të Brilant Milazimit janë të krijuara gjatë udhëtimeve dhe janë të mbushura me histori të përvojave personale dhe kolektive, të cilat formësuan teknikën, formatin dhe materialitetin e tyre. Ato morën trajtë gjatë shkëmbimeve dhe rezidencave, duke filluar me kohën e kaluar si fitues i Çmimit Aristët e së nesermes në New York City dhe duke vazhduar deri gjatë muajve të fundit përdersa artisti udhëtonte nëpër destinacione të ndryshme.Zgjidhja kuratoriale dhe arkitektura e ekspozitës "Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur" ka "restauruar" sallën kryesore të Klubit të Boksit për të pasqyruar kufijtë origjinalë të ndërtesës, përpara zgjerimit të saj me shtesa të ndryshme. Këto zgjerime dhe shtesa, përmes projektimit, ndërtimit dhe materialeve të tyre, rrëfejnë historinë e ndërtesës dhe kontekstin e saj socio-politik.Ekspozita shfaqë 47 vepra pa titull, duke përfshirë skulptura, instalacione, një pikturë, akuarel, blloqe vizatimesh dhe objekte, të gjitha të ekspozuara me kujdes në arkitekturën e ekspozitës dhe brenda planimetrisë origjinale të ndërtesës.Piktura e vetme diptych në ekspozitë, e “ngarkuar” nga pesha e saj, qëndron direkt në dyshemenë e Klubit të Boksit. Në mënyrë të ngjashme, punimet e vendosura në muret e lëvizshme të ekspozitës janë të pozicionuara në një lartësi më të ulët, sikur tërhiqen poshtë nga graviteti i tokës, ekspozitës dhe vetë hapësirës.Vitrina e ekspozitës shërben si një "ekspozitë brenda një ekspozite", ndërsa skulptura "më e nxehtë", e ekspozuar në dhomën "më të ftohtë" të Klubit të Boksit, duket e vendosur në mënyrë të përsosur, sikur të jetë krijuar posaçërisht për këtë mjedis. Këto janë vetëm disa shembuj të zgjidhjeve të menduara që përbëjnë punën kolektive të paraqitur në ekspozitën "Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur" me Brilant Milazimin, kuruar nga Albert Heta dhe realizuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.Brilant Milazimi (*1994, Gjilan, jeton dhe punon në Prishtinë) është fituesi i Çmimit Artistët e së nesërmes 2020, i përzgjedhur nga Anne Barlow, Qëndresë Deda, Flaka Haliti, Adam Kleinman dhe Nebojša Milikić, të cilët gjetën në veprën e Milazimit një pranit ëe fuqishme në shprehjet e formave njerëzore dhe jo njerëzore që në disa raste gjithashtu bashkohen në identitete të reja, fantastike. Idetë rreth traumës, shpresës, përballjes dhe lirisë shprehen në mënyrë implicite dhe poetike të përcjella në këtë seri të punëve, duke shfaqur interesimin e tij për botën e nëntokës psikologjike të Kosovës.
Brilant Milazimi është bashkëthemelues i Hap, kolektiv arti i themeluar në vitin 2018 nga katër studentë të artit — Valdrin Thaqi, Brilant Milazimi, Dardan Murseli dhe Ermir Zhinipotoku. "Hap" përkthehet si "të bësh hap" ose "të hapësh". Kolektivi u formua si një mënyrë për të organizuar dhe reaguar ndaj ngjarjeve në Kosovë përmes ekspozitave dhe ngjarjeve.Ekspozita e parë personale e Milazimit, Woke (2019), u organizua nga LambdaLambdaLambda në Prishtinë, Kosovë.Ekspozitat e tij të fundit personale përfshijnë: One Ball for All, LambdaLambdaLambda, Prishtinë (2023); 2023 Art Basel, LambdaLambdaLambda, Bazel (2023); Lurk Beneath the Surface, PAUL SOTO, Los Angeles (2022); Let's See, LA MAISON DE RENDEZ-VOUS, Bruksel (2021); Ermes-Ermes, Romë (2021)Ekspozitat e tij të fundit kolektive përfshijnë: Fremdkörper, Am Schwarzenbergplatz, Vjenë (2024); Chiesa Santa Lucia del Gonfalone, Ermes-Ermes, Romë (2023); Camera Obscura, Voloshyn Gallery, Kyiv (2023); Hotel Grand, Manifesta 14, Prishtinë (2022); Nothing Like Home II, LambdaLambdaLambda2, Prishtinë (2022); Internal, Palace of Youth and Sports, Prishtinë (2022); A.I.R., Residency Unlimited, New York (2022); Nothing Like Home, LambdaLambdaLambda, Prishtinë (2021)."Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur" me Brilant Milazimin është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK), Hej Taxi, X- Print, dhe DZG.+Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor PrishtinëPërhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur23/12/2024 - 17/02/2025Hapja: 23/12/2024, ora 20:00Artist: Brilant MilazimiKurator: Albert HetaNdihmës kuratore: Qëndresë DedaArkitektura e ekspozitës: Vala Osmani dhe Albert HetaTeksti i ekspozitës: Qëndresë Deda dhe Albert HetaKordinatore e projektit: Qëndresë DedaInstalimi i ekspozitës: Skender XhukolliPraktikantë: Viona Reçica, Delmin ŠaljunovićFoto dokumentimi: Arben Llapashtica, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor PrishtinëPllakati: DZG+Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në mediat socialeFacebook: https://www.facebook.com/stacion.orgInstagram: https://www.instagram.com/stacionccaprishtina/Linkedin: https://www.linkedin.com/.../stacion-center-for...X: https://x.com/StacionCCAThreads: https://www.threads.net/@stacionccaprishtinaYouTube: https://www.youtube.com/@stacion-centerforcontempor6073+Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor PrishtinëRruga Henrik Bariç, Nr. 2310000 Prishtinë,Tel. & Fax: +383-(0)38-222-576 Mob: +383-(0)46-222-576E-mail: info@stacion.orgwww.stacion.org
- Permanence in the Ephemeral Displaced
- Dream Baby Dream
-
- Video, Ishulli dhe Vështirësitë e
Ri-Identitetit: Tajvani - Status
- Prishtina Map 21
-
- Anija e budallëve, anija e shtetit,
Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni,
të gjithë që janë të kushtëzum
si ajo anije… - Ekspozita e finalistëve të çmimit
AeN 2019 - Vende Arti nga Projekti i Arkivit të
Artit të Singaporit - Kështu edhe ne mbaruam. Çka?
- EVERLAST
- Meriton Maloku: Ma shumë se Balancë
dhe Fërkim - Ekspozita e Finalistëve të çmimit
AeN 2018 - If and Only If
- Folklor. E Ardhmja ishte Kur?
- Ekspozita e Finalistëve të AeN 2017
- Lola Sylaj dhe Dardan Zhegrova: Rosehip
(Trëndafili i egër) - Nuk ka Kthim në Normale: Në lidhje
me realitetet hapësinore të pretendimeve
pronësore, okupimit dhe shkëmbimit
të shtëpive - Petrit Halilaj: Astronautët panë punën
time dhe filluan të qeshin - Doruntina Kastrati: Peisazh i kuq
- Salon de Fleurus
- Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë
- Vladimir Miladinović: Vizatimi i rektifikimit
- Adrian Paci: The Guardians
- Pilvi Takala: Komiteti
- SHummer
- Në Kërkim për Radikalisht të Papërfunduarën,
Një Kafshë e Përsosur
Përbrenda - Haveit: L dhe SH
- Por edhe bleta më e keqe dallohet që
në fillim nga më i miri arkitekt - Timeless Considerations
- Recording
- Just Hanging Around në abc 2014
- Action Boxing Club
- Frika më e keqe, fantazia më e mirë
- Nebojsha Milikiq: Intervistat me serbët
e Kosovës - Alketa Ramaj: Pa titull
- Një hap përpara, dy hapa prapa
- DO IT
- Liquidation
- When the Axis of the Hamster's Wheel
is Lodged Inside Sisyphus’ Boulder - Nga Zbrazëtia e Universit Tonë, Deri
te Zbrazëtia e Xhepave Tonë - Writing Piece
- 7
- Kutia Sllovene
- Emri im, Qyteti i tyre
- Koha për një shtet të ri
- Më mungon, më mungon, derisa nuk më
mungon ma - 3-2-1...Trishtim i gjatë
- Me punue nji muej n’vit për art
- Ka edhe të tjerë që m'pëlqejnë
- Farbtest, Die Rote Fahne II
- A je turist apo udhëtar?
- The Director's Cut
- D me Qëndresa Deda
- Als ich ein Kind war, wollte ich Kunstlerin
werden - Kthimi në të ardhmen: Kadër Pagarusha
- The Mobile Archive
- Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi
- Fantazmat e ëndrrave të vonuara
- Kthimi ne te ardhmen: Agim Çavdarbasha
- Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmën
- Thirrje e Hapur 3 + 4
- Rudina Xhaferi: ‘S’po ndij gja’
- Life
- Who killed the painting?
- Wine for Openings
- 2050 Prishtina
- Paradise Stacion
- Reflektime të reja mbi Ballkanin e
vjetër - Kosova
- Bolet! Bolet! Bolet!
- Thirrje e Hapur 2: Dita Ethemi
- Deeparture
- Politikat e Kujtesës
- Gjyshja m'ka ba artist
- Stacion Agnes
- Best of Snowman
- Distancë
- Fituesit/ Humbësit (pjesa e dytë)
- Fituesit/ Humbësit (pjesa e parë)
- Alketa: Mas një jave
- Me të ra t’fikt