Klaus Schafler: 2050 Prishtina
31 Tetor 2008 - 29 Nëntor 2008
Hapja: 31 Tetor 2008, ora 19:00
Unbelievable!: Artist talk me Klaus Schafler
1 Nëntor 2008, ora 18:00
Vendi: Stacion - Qendra për Art Bashkekohor Prishtinë
2050 Prishtina
Projekti transnacional 2050 fokusohët në vizionin e Klaus Schafler për hapësirat sub-urbane, arkitekturën dhe kushtët e jetesës rreth vitit 2050. Ky projekt reflekton zhvillimet socio-politike dhe fenomenet që do të vijnë dhe për të cilat as strukturat qeveritare e as kompanitë private nuk mendojnë në veprimet e tyre afatshkurta.
Pompat e benzinës në gjithë globin (historikisht) janë pika të rëndësishme të takimit dhe kulturës së tranzitit ne zonat sub/urbane dhe në vendet e ndërmjetme. Pompat e benzinës, janë këto vendet e tjera që tanimë ekzistojnë por që i referohen një të ardhmeje të caktuar dhe kushteve të tjera të mundshme shoqnore.
Projekti 2050 vepron me fiksionin utopik të pompave të benzinës, si përmbajtje eksperimentale, intervenim ose instalacion. Atyre ju ka dhënë estetikë dhe funkcion i ri, të instaluara si lokale të vogla gjysmë publike dhe të emëruara në përputhje me fenomenin reflektues, p.sh. Freespace Module, Luna Park Module, Ride-Share-Point Module, Calm Module, Refuge Module, Human Rights Module, Translation Module etj.
Projekti deri më tani përbëhet prej disa moduleve, të realizuara në lokacione të ndryshme dhe qytete duke shfrytëzuar media dhe formate të shumëllojshe (instalacione, intervenime në hapësira piblike, vizatime, maketa, objekte, fotografi, video-film, ligjerata, etj.). Këto të gjitha kombinohen në konceptin 2050 me situacionin e caktuar lokal.
Projekti dhe ekspozita 2050 Prishtina, si pjesë e re e projektit 2050, ka për qëllim të reflektojë për pompën e parë, dhe ndoshta të realizuar, të pompës së benzinës utopike në Kosovë duke i hulumtu sfidat lokale në Kosovë (gjeo-politike, socio-ekonomike dhe kulturore) dhe mandej të tregojë një shembull të një instalacioni specifik të një pompe të bënzinës utopike, të dizajnuar si një hapësirë autonome pjesë e kornizës transnacionale që po ndryshon.
Klaus Schafler: 2050 Prishtina realizohet në kuadër të konkursit të hapur Open Call2. Juria që përzgjodhi punën e Klaus Schafler për Open Call2 përbëhej nga Alban Muja, Bekim Llalloshi dhe Agon Hamza.
Klaus Schafler: 2050 Prishtina për Open Call2 mundësohet nga: Bundesministerium fur Unterricht, Kunst und Kulur, Austrian Cultural Forum Belgrade dhe DZG.