Programi AFER-A është program i ri i zhvilluar nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë që i përgjigjet realitetit të mbizotëruar nga efektet e pandemisë Covid-19 dhe që synon krijimin e intervenimeve programore që ndihmojnë ringjalljen ekonomike të grupeve të të rinjëve të ndikuara drejtpërdrejt nga pasojat e zgjatjes së “lodhjes” ekonomike në skenën e artit pamor dhe shoqërinë civile në Kosovë.
AFER-A do të zbatohet me anë të bashkëpunimit me 25 profesionistë të rinj të vendit nëpërmes moduleve programore dhe thirrjeve të hapura me fokus tek të rinjtë e vendit dhe nga diaspora kosovare; krijimin e mundësive për punë praktike dhe mentorship në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë; përfshirjen e profesionistëve të rinj të komuniteteve pakicë, LGBTIQ+ dhe grave të reja; ngritjen e kapacitetit njerëzor; trajnimet profesionale; këshillimin, trajnimin dhe orientimin në karrierë; dhe shkathtësim dhe ndërmjetësim të rinisë me skenën e artit dhe kulturë në Kosovë. Programi AFER përfshinë ekspert dhe artist ndërkombëtar në modulet e programit që drejtpërdrejt mbështesin dhe ndihmojnë zhvillimin e grupeve të synuara, duke theksuar ndikimin e madh që ka arti dhe kultura në rininë dhe si komponent i rëndësishëm i zhvilimit shoqëror.
Çdo modul dhe aktivitet i AFER-A të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do t’i respektojë masat e sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe IKSHPK kundër shpërndarjes dhe infektimit me virusin Covid-19.
AFER-A mbëshetet nga Departamanenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.