Unbelievable! Jens Haaning
27 Qershor 2008, ora 20:00
Vendi: Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Jens Haaning dhe Albert Heta
28 Qershor 2008, ora 21:00
Adresa: Bil. Llinden 38, 1000 Shkup
Jens Haaning është artist danez i cili jeton në Kopenhag.
Njëra prej çështjeve më të cilat merret Haaning në praktikën e tij artistike, është pyetja si shoqëria përbën vetën dhe si pushteti është i shprehur dhe si komunikon me të. Ai përqëndrohët sidomos në pjesën e pasojave të ndërlidhjes së kulturave dhe lëvizjëve të individëve, objekteve dhe koncepteve nëpër kufij kulturor dhe gjeografik. Veglat artistike që ai përdor janë shpesh intervenime në kontekste shoqërore dhe kulturore. Punët e Haaning krijojnë korniza për reflektim të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore si dhe çështjeve ekzistenciale të ndërtimit të identiteteve dhe të marrëdhëniet me të tjerët.
Punët e Haaning janë shfaqur në ekspozita personale dhe kolektive nëpër botë, me ekspozitën e fundit personale në Institutin e Artit San Fransisco; San Francisco USA; Vienna Secession, Vienna Austria; IAC Institut d'art Contemporain, Villeurbanne France.
Punët e Haaning gjithashtu janë ekspozuar në ekspozita kolektive në PS1, New York SHBA; Bienali Periferic 7 , Iaşi Rumania; Bienali 6th Gwangju, Gwangju Korea e Jugut; Muzeu Ludvig, Köln Gjermani; Bienali3 i Tiranës, Tirana Albania; Bienali i 9-të në Stamboll, Stamboll Turqi; Documenta 11, Kassel Gjermani; ICA, Londër Angli dhe Creative Time, New York SHBA.
Haaning ka studiuar në Royal Danish Academy of Fine Art në Copenhagen, Denamark, dhe në Akademie der Bildende Künste në München, Germany.