• Bisedë me Artistën: Flaka Haliti
Flaka Haliti: Bolet! Bolet! Bolet!
Flaka Haliti: Bolet! Bolet! Bolet!

Punë kuratoriale nga Albert Heta

11 Prill 2008, ora 19:00

Bisedë me artistën


Stacion - Qendra për Art Bashkëkohorë Prishtinë prezanton ekspoziten Bolet!Bolet!Bolet! me artistën Flaka Haliti, punë kuratoriale nga Albert Heta.

Bolet!Bolet!Bolet! është ekspozite për bolet dhe historitë.
Gjatë hapjës së edicionit të fundit të "Çmimit Muslim Mulliqi", kuruar nga një kuratore nga Shqipëria, Flaka Haliti e bëri intervenimin e parë ilegal në "white box" – galeri arti në skenën e artit bashkëkohor në Kosovë (do të kisha dashtë ta kishim një historian/e të artit që të më thotë që një punë e kësaj natyre nuk është e para e bame në këtë skene!). Aksioni i saj ka qenë kështu: hyrja në hapesirën e galerisë gjatë hapjës zyrtare; vendosja në një qosh të galerisë e një numri te madh te boleve te kafsheve shtepiake (te dekoruara si dhurata) dhe dalja e saj nga hapësira e galerisë.

Në ket' aksion suptil dhe të guximshem qëndron e tan' vlera e kësaj ekspozite, e cila më vonë është kritikuar publikisht edhe nga një artist pjesëmarrës.
Por kjo ekspozitë dhe kuratorja kurrë nuk kanë qenë subjekti kryesor i kësaj pune. Pikëpamja ime është që, në shumë mënyra kjo punë është një prerje e freskët larg praktikave të tanishme të artistëve të rinj bashkëkohore që punojnë në Kosovë.

Bolet!Bolet!Bolet! ka të bëjë me historinë e këtij aksioni, njerëzit e përfshirë, historitë e shpërndara dhe artistën.
Bolet!Bolet!Bolet! është gjithashtu ekspozitë për historitë e pathena apo të censuruara.

Flaka Haliti është artiste e re, pjesë e gjeneratës së re të artistëve bashkëkohore që punojnë në Prishtinë, që u shfaqen me punët e tyre në vitet e fundit. Me punën e saj Flaka Haliti ka treguar një interesim të vazhdueshëm dhe guxim në hulumtimin e çështjeve që janë sfiduese për shoqërine tonë dhe së fundi edhe për skenën e artit.

Albert Heta