• Haveit: L dhe SH
Haveit: L dhe SH

Haveit: L dhe SH
Punë kuratoriale nga Albert Heta

22 Prill 2015 – 23 Maj 2015

Hapja: 22 Prill 2015, ora 20:00
Performanci: 22 Prill 2015, prej 20:30 – 22:00

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë t’ju prezentoj ekspozitën e parë personale të kolektivit Haveit.

Haveit (Alketa Sylaj, Hana Qena, Arbërore Sylaj dhe Vesa Qena) është kolektiv i cili gjatë këtyre viteve të kaluara është shfaqur shpesh, ka intervenuar dhe performuar në hapësirat publike në Prishtinë në raport me çështjet të cilat e konstruktojnë përkufizimin më të gjërë të interesit publik të cilësdo shoqëri. 

Çka kemi mësuar nga ky kolektiv është se ato mund vepërojnë të pavarura, ose mund të jenë pjesë e një reagimi të organizuar më të gjërë, mund ta hapin një festival ose një protestë, por ato gjithashtu mund të jenë të heshtura kur pritet prej tyre të kenë zë. Por diçka që nuk mund të pritet kurrë prej tyre është që ato të jenë pjesë e sistemit tradicional të artit ose aspiratave të cilat i kanë artistët e trajnuar, ose të performojnë dhe të vlerësohen duke përdorur dijen ekzistuese të shembujve të historizuar në lidhje me ate se çka është ose cka mund të jetë performanci i angazhuar sot. 

A kanë pshurrë ato, qajtë,thy, pjekë, hangër përnime ose çka kanë hangër ose pshurrë, për Haveit nuk është as çështje, e as e rëndësishme për punën e tyre. Njejtë sikurse që nuk është çështje sa dhimbje mund të durojnë trupat e tyre as sa gjatë mund ta durojnë atë dhimbje. 

Sfidat e vërteta të së sotmes, jo vetëm në Kosovë, kanë ndikuar në punët e këtij kolektivi. Këto punë janë rrëfime të zhvillimeve të përgjithshme në art dhe shoqëri por githashtu tregojnë se si pakica që mendon mund të ndikojë, është dhe gjithmonë duhet të jetë e rëndësishme në zhvillimet, aspiratat e gjeneratave dhe një shoqërie dhe shënjëzues i cilësdo shoqëri në të tashmen.

Haveit: L dhe SH është pjesë e programit vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2015.

Preformancat, intervenimet në hapësira publike, video performancat dhe pjesëmarrjet e Haveit në ekspozita duke përfshirë edhe panairet e artit bashkëkohor, përfshijnë:

“Jepi me gojë” Stockholm, Suedi, 2014; “Jepi me gojë”, Tiranë, Shqipëri, 2014; “What color is your flag when it burns?” Prishtinë, Kosovë, 2014; “Palidhje, i plastë”, Prishtinë, Kosovë, 2014; “Kur baba kajke, nana m`i lajke sytë”, Piramida, Tiranë, Shqipëri, 2014; “Hanging on a Curtain”, Tirana, Shqipëri, 2014; “Dita e Shën Valentinit “, Prishtinë, Kosovë, 2014; “Ekzaminimi”, Tedx Women Prishtinë, Prishtinë, Kosovë, 2013; “Ekzaminimi”, “Mekanika Klasike“, Teatri Kombëtar, Prishtinë, Kosovë, 2013; “Je Suis Glamour”, Prifilm fest, Prishtinë, Kosovë, 2013; “Ekzaminimi”, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në ArtAthina, Athina, Greece, 2013; “Kur kishe mujt me m`pa qysh mkishe pa”, Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina, Prishtinë, Kosovë, 2013; “Ekzaminimi “, Prishtinë, Kosovë, 2013; “Ti”, One Billion Rising, Prishtinë, Kosovë, 2013.

Haveit: L dhe SH në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është përkrahur nga: Technomarket, Hamam Jazz Bar Prishtina, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Kosovës, Ujë Rugove, X-print dhe DZG.